Arjola Demiri dhe vajza e saj morën kritika pas videove, reagon aktorja: E keni pisk me..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video e fundit e publikuar nga aktorja e humorit Arjola Demiri, sipas saj video “funny”, ka nxitur debat të ashpër në rrjet. Konkretisht aktorja ka realizuar një video me vajzën e saj Ale Demiri, që e ka titulluar “I’m moving to Japan mom (Po zhvendosem më Japoni mami)”.

Prej 8 vitesh i rrit e vetme, Arjola Demiri përlotet për 3 fëmijët e saj:  Edhe dy vite do rriten - POLITIKOFF

Videoja nis me vajzën e Arjolës e cila thotë që po bën gati gjërat e saj, teksa merr një valixhe dhe fut qenin e saj aty. Më pas ajo merr valixhen, e ndjekur nga Arjola, dhe me qenin në valixhe shkon drejt ashensorit.

Sipas Arjolës gjithçka është në kuadër të shakasë dhe ishte “thjesht një video funny”, por disa nga ndjekësit e saj nuk mendojnë kështu. Mes komenteve të ndjekësve të saj duke qeshur, vihen re edhe Kritika nga disa të tjerë. Kjo për faktin se e kanë futur qenin në valixhe.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe një animaliste, e cila me sa duket ka shprehur se do ta pa disë Arjolën në Gjykatë. Kjo e fundit iu përgjigj publikisht përmes një videoje në Instastory, ku thotë:

“Në këto 10 vite kur nu kia kisha haberin showbizit edhe nuk kuproja shumë, isha një shikuese e thjeshtë, e kuptoj protagonizmin që duan të fitojnë ca njerëzi si puna jote e dashur, sepse shqiptarët e kanë zakon. Edhe në gjënë më pozitive ia gjen bishtin negativitetit. Edhe denoncoje të lutem dhe shko sa më larg, sepse edhe unë në këto momente do të bëj të njejtën gjë që bën ti. Nëse futesh në punën time e ke pisk. Nëse ti më bën report edhe unë do të të bëj report. Edhe shko denoncoje, jo ku është Gjykata më e lartë e animalistëve por edhe përtej kësaj. Ajo është një video funny, pa keqdashje, e ushqej unë edhe vajza ime”

Lexo edhe :  Çfarë fshihet pas darkës mes Ardit Gjebreas dhe Arbër Hajdarit? (Video)

Më tej Arjola ndan edhe sida story që kishte publikuar animalistja, e cila mes të tjerash shkruan: “E keqja më e madhe nuk janë pleqtë që hemojnë kafshët në rrugë, janë njerëzit e famshëm që japun këto mësime të ulëta për view”.

Këtyre story-ve, Arjola iu përgjigjet duke shkruar: “E vetmja ab uzuese je ti që po bën paralajmerime qesharake. Vazhdo merru me fëmijë animaliste”.

Mami apo motra e madhe, Arjola Demiri na prezantoi 3 fëmijët dhe s'dimë  ç'të besojmë - Showbiz

Të fundit

Ish-prokurori: Veliaj të hetohet i lirë, njësoj si kryetari i bashkisë së Nju Jorkut

Ish-prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha, i ftuar sot në “Frontline” të Report Tv, u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj...

Çfarë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928: Burgimi mund të bëhet në shtëpi punëtorie

Nga Dashnor Kaloçi Pjesa e pestë Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e...

Dollari dhe paundi rënie drastike brenda pak ditësh/ Kursi i këmbimit, 7 Mars 2025

Sot, më datë 7 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë Dollari amerikan blihet me 90.8 lekë...

Parashikimi i motit për sot, 7 mars 2025

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin...

Lajme të tjera

Web TV