Drejtimi i SPAK, guxim i madh/ Klosi: Të gjithë duan të pasurohen shumë shpejt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Altin Dumani mori këtë të hënë zyrtarisht detyrën e tij si drejtuesi i SPAK ku u zotua për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Por për ish-kreun e SHISH Fatos Klosi, të jesh në krye të institucionit ku hetohen “peshqit e mëdhenj” do një guxim të madh.

Klosi tha mbrëmjen e djeshme se në Shqipërinë e vogël po luhen interesa shumë të mëdha, teksa shton se njerëzit po pasurohen shumë shpejt.

“Për mua është detyrë shumë e vështirë. Unë e konsideroj që të tre ata njerëz që ishin në atë zgjedhje janë treguar shumë të guximshëm. Kemi 30 vjet dhe po diskutojmë për këtë problem. Po të ishte i kollajshëm do të ishte zgjidhur me kohë. Në Shqipëri, pasuria nuk ekzistonte atëhere. Të gjithë ishin njëlloj dhe çdo njeri bënte punën e vet. Sot gjërat kanë ndryshuar. Të gjithë njerëzit janë me interesa, të gjithë ata që i afrohen politikës, të gjithë ata që afrohen në detyra të rëndësishme etj, një pjesë e synimeve lidhen me paranë.

Jemi një vend i vogël që ata nuk i shpëtojnë dot. Shteti është punëdhënësi më i madh. Të gjithë duan të pasurohen shumë shpejt. Brenda 30 vitesh kanë luajtur interesa shumë të mëdha”, tha Klosi.

Të fundit

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron,...

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment të vështirë në jetën e...

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux për Regjimin e Ngushticave, një...

Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India,tragjedisë që i mori jetën 260 personave

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të jetë preteksti i përsosur për...

Lajme të tjera

Web TV