Qeveria shqiptare ka firmosur me kompaninë turke ‘Bayraktar’ marrëveshjen për blerjen e flotës së 3 dronëve luftarakë, ndërsa parashikon që të tjerë dronë do t’i shtohen flotës vitin e ardhshëm. Dronë të tillë u testuan me shumë sukses nga ushtria e Ukrainës në luftë me Rusinë, duke i shkaktuar dëme të mëdha.
Në kulmin e konliktit jo vetëm “lokal” mes Ukrainës dhe Rusisë, edhe vendi ynë merr masat për mbrojtjen e territorit të saj. Në këtë kuadër ditën e djeshme kreu i qeverisë beri të ditur se do është nënshkruar marrveshja me Turqinë për blerjen e dronëve Bajraktar. “Të gjithë ne e dimë se kur vjen fala për mjete pa pilot, dronet nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit e parave por ka të bëjë dhe me faktin që të jesh i aftë që të kalosh edhe të hysh, radhë, sepse radha është shumë e gjatë dhe nga ana tjetër është fati të jesh në anë e duhur. Krenar që jemi të rreshtuar në aleancën më të madhe ushtarake, NATO-s dhe në të njëjtën kohë të jemi të rreshtuar në një partneritet strategjik mes nesh dhe Turqisë. Marrëdhënie e natyrshme e ndërtuar ndër vite, sot është në pikën më të mirë”-tha Rama. Kryeministri theksoi se me blerjen e tre dronëve dhe me marrëveshjen që në vitin e ardhshëm të nënshkruhen marrëveshje edhe për blerjen e tre të tjerëve sillet teknologgjia e lartë ushtarake. Pavarësisht se vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka probleme të mëdha me mbrojtjen përsa i përket mjeteve ushtarake. “Me këtë marrëveshje nuk po sjellim këtu në Shqipëri teknologjinë më të mirë të lartë në këtë fushë, por kështu do sjellim në Shqipëri një fushë të re njohurish dhe është shumë mirë që marrëveshja nuk është vetëm për të blerë dronët por ka të bëjë edhe me ndërtimin e një ure mes FA tona dhe kompanisë bajraktar që do kujdeset për trajnimin e njerëzve, më shumë se 30 persona që do përzgjidhen me shumë kujdes me ndihëm e kompanisë bajraktar që do vihen në një trajnim dhe do përgatiten për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit që do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë firmosjes së marrëveshjes për blerjen e dronëve ‘Bayraktar’ tha se dronët do të jenë dobirpurëse për të mirën e ligjit në vend. Sipas kreut të qeverisë nuk po jetojmë në kohë të sigurta, duke ju referuar luftës në Ukrainë. “Përfaqësohet edhe trupat turke që kanë qenë aty për shumë vite. Më pas do të nisim të punojmë për dronët. Ne kemi nënshkruar apo do nënshkruajmë për paketën e plotë 3 dronët. Nuk jetojmë në kohë të sigurta, kur siguria jonë kombëtare të jetë në rrezik atëherë do të jemi të gatshme për luftë. Ato do të jenë dobiprurëse për të mirën e ligjit në vend. Dronët do të na ndihmojmë që të monitorojmë trafikun do të na ndihmojnë të ndjekim personat e kërkuar. Do t’i shërbejnë edhe policisë. Do të monitorojnë tërësisht territorin dhe do të arrijnë kapacitete për të luftuar kultivimin e lëndëve narkotike. Ne do të sigurohemi që lufta që ka qenë dhe po vazhdon ende nga toka ku vijnë partnerët tanë. Luftës kundër ndërtimeve të paligjshme e shfrytëzimit të pronave në dëm të pronës publike të vazhdojë. Sërish dua të them se është e pamundur të falënderoj mjaftueshëm presidentin mikun tonë të dashur Erdogan dhe ministrin e mbrojtjes të cilët kane qenë të prirur që të na ndihmojnë”, tha Rama.
Niko Peleshi
Në prani të Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes, përfaqësuesve të firmës turke ‘Bayraktar’, Ambasadorit të Republikës së Turqisë u nënshkrua sot në Tiranë marrëveshja për sigurimin e avionëve luftarakë pa pilot me firmën e njohur turke ‘Bayraktar’. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij shprehu mirënjohje për ndihmën që qeveria turke ka dhënë vitet e fundit në mbështetje të Forcave të Armatosura. “Jam i sigurt se shfrytëzimi i këtyre aseteve në vendin tonë do të rrisë cilësisht kapacitetet e Forcave të Armatosura dhe strukturave të Emergjencave Civile në drejtim të kontrollit të territorit dhe për të parandaluar fenomenet e paligjshme. Kompletimi me këtë sistem ka rëndësi të veçantë për sigurinë tonë kombëtare dhe atë të Aleancës, si dhe për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes. Ministri Peleshi shpjegoi edhe objektivat që kërkohen të arrihen përmes shtimit të këtyre kapaciteteve. “Krijimi i kapaciteteve kombëtare shumepërdorimëshe dhe modulare për zbulim, vëzhgim dhe rikonicion më të mirë, në mbështetje ajrore te operacioneve të FARSH dhe gjatë operacioneve të emergjencave civile dhe operacioneve në ndihmë të komunitetit do të jenë disa prej objektivave që do të arrihen me sigurimin e këtyre aseteve. Modernizimi i Forcave të Armatosura do të jetë në vëmendje të vazhdueshme të qeverisë shqiptare. Gjatë viteve të fundit kemi bërë të mundur investime konkrete për trajtimin dhe trajnimin e personelit ushtarak, si dhe në blerje të pajisjeve, aseteve të rendësishme në funksion të Forcave të Armatosura”, theksoi Peleshi. Ministri i Mbrojtjes tha se, “kompletimi më këto sisteme ka rendësi të veçantë për sigurinë tonë kombëtare dhe atë të aleancës, si dhe vjen në respektim të detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s”. Firma ‘Bayraktar Technology’ është e specializuar në hartimin e teknologjive transformuese në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit. Pajisja me këta avionë do t’u ofrojë institucioneve të tjera të qeverisë shqiptare një mbështetje të madhe në nivel operacional, në fusha të ndryshme.
Kompania Bajraktar
Përfaqësuesi i kompanisë Bajraktar, Lütfü Haluk Bayraktar ka bërë me dije se do të hapin në Tiranë një qendër shërbimi. Gjatë firmosjes së marrëveshjes ku Shqipëria ka blerë dronët nga kjo kompani, Bayraktari tha se përmes kësaj qendre shërbimi do të bëjnë të mundur që me këto dronë të pajisen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm vendi ynë. “Kemi kohë që punojmë për këtë projekt dhe jemi krenarë që sot po bëhet realitet, ne si bajraktarë do performojmë më të mirën në këtë kontratë në mënyrë që ju të merrni përftimin më të lartë të kësaj teknologjie. Vendi ynë ka një marrëdhënie të gjatë historike, kemi marrë veshje vëllazërore 100 vjet më parë dhe marrëveshjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë. Këto teknologji janë vërtetuar si astete që janë vërtetë të rëndësishme në inventar. Nuk janë mjete që do përdoren për kohë lufte, por përdoren edhe në kohë paqeje për qëllime të ndryshme. Urojmë që kjo tek të hapë një epokë të re mes vendeve tona dhe të mbështesë sovranitetin e Shqipërisë. Duam të krijomë një marrëdhënie të dyanshme, do ngremë një qendër shërbimi këtu dhe të gjitha to objekte do i shërbejnë jo vetëm Shqipërisë, por edhe vendeve fqinje. Do doja të ndërtonim një qendër që quhet Sience Tirana, nga fondacioni unë, së bashku me mbështetjen e kryeministrit duam ta nisim këtë projekt. Do ishim të lumtur të nisim punën dhe kushedi ne po organizojmë festivalin më të madh të hapësirës teknologjike, Techno Space. Do donim të ngrinin Techno Fest Balkan, që të motivojmë brezat e rinj dhe të jenë të mirë përgatitur për teknologjinë dhe ti shërbejnë vendit të tyre”, tha Bayraktari.