Shtyrje pas shtyrje, vula e PD-së në sirtarët e gjykatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit Tiranë ka shtyrë për më datë 22 dhjetor seancën gjyqësore ku do të merret vendimi se kujt do i takojë ligjërisht Partia Demokratike, në përplasjen mes “Grupimit Basha” dhe PD-së së Berishës. Vendimi i munguar që mban ende peng logon dhe vulën e PD-së.

Vazhdon të shtyhet pa shkak vendimi mbi procesin gjyqësor se kujt i takon Partia Demokratike. Edhe ditën e djeshme gjykata vendosi të shtyje senacën e radhës, duke iu “bindur” kërkesës së avokatit që përfaqëson grupimin Basha për të marrë më shumë kohë në njohjen e materialeve gjyqësore. PD-ja e grupimit Basha, që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj kërkon regjistrimin në një çështje të vetme të Kuvendit Kombëtar të korrikut dhe dhjetorit 2021. Avokati Rezart Kupthi kërkon të njihet me aktet e dosjes, për të verifikuar nëse provat e paraqitura në shkallën e parë janë bërë pjesë e fashikullit gjyqësor. Gjykata i dha dy ditë kohë avokatit për t’u njohur me aktet. Bashkë me kohën, avokati mund të bëjë rregullimet e duhura lidhur me autorizimin e kreut të partisë. Seanca tjetër do të zhvillohet në datën 22.12.22 ora 09:00. Kujtojmë që ankimi është bërë nga mbështetësit e Lulëzim Bashës në PD, kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës, që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të kuvendit të 17 korrikut të kaluar, edhe ato të 18 dhjetorit.

Çfarë do të ndodh me PD

Gjykata e Apelit do të jepte vendimin se kujt i takon Partia Demokratike dhe Vula më 3 nëntor të këtij viti, por që nga ajo kohë ka pasur disa senaca që janë mbyllur me shtyrje. Shkak është bërë mosprezenca e avokatëve të grupimit Basha. Një ndër vendimet e rëndësishme të Kuvendit të 18 dhjetorit, ishte përjashtimi nga partia e personave që janë “non grata” nga SHBA-të duke synuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën. Në rast se gjykata do të pranojë ankimin e PD-së për të bashkangjitur dy kërkesat për ndryshimet statutore, atëherë ‘zhbëhet’ Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, i Sali Berishës. Ndërkohë ndryshimet statutore të Kuvendit të Sali Berishës, u regjistruan nga gjyqtari Agron Zhukri i cili më 25 mars i kaloi PD-së Berishës.

Lexo edhe :  Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Gjithashtu në Gjykatë është edhe ankimi i Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të Zhukrit për regjistrimin e statutit të Berishës. Për këtë arsye, Gjykata sqaroi më parë se çdo pasqyrim në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës do të pritet sqarimi i çështjes në apel, e cila do të ishte një vendim i formës së prerë që do vendosë për fatin e Partisë Demokratike. Me zhvillimet e fundit politike dhe me afrimin e zgjedhjeve vendore kur gjykata nuk ka dhënë ende një vendim për Partinë Demokratike, në skenë del Ilir Meta, i cili po e përdor situatën në PD në favor të tij. Vendimi në Apel nuk është i sigurtë se mund të merret sërish në 22 dhjetor. Mund të ketë sërish shtyrje. Por kjo vonesë, dëm të madh i shkakton më shumë Sali Berishës. Një shtyrje më e gjatë nuk mund t’i japë kohë  “Foltores” të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet vendore. Edhe juristët e kanë thënë qartë se pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Gjykata thotë se kërkesat nuk kanë palë kundërshtare, prandaj ka vështirësi me legjitimimin e palëve. Nga ana tjetër ligji parashikon të drejtën për t’u ankuar. Berisha të vetmen rrugë me këtë skenar do i mbetet të “falet” tek Ilir Meta. Paçka se në publik shfaqen si miq dhe bashkëpunëtorë, ish-presidenti Meta po pret momentin për “t’i ngulur thikën” Sali Berishës. Pra Meta po pret me ankth gjyqin, por nga ana tjetër dhe shtyrja sa më gjatë e tij do e gëzojë pa masë. Në prapaskenë Meta synon që në finale të marrë frenat e opozitës, duke qenë se Sali Berisha me “Foltoren”, janë pa sigël, pa seli dhe pa vulë, e natyrshëm ata do të varen nga Partia e Lirisë.

Të fundit

Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i...

Kufizimi i vërtetë i opozitës

Nga Habjon Hasani Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira; por garantoj këdo që jam...

1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Më 27 qershor 1994, qyteti i qetë Matsumoto, në Japoninë qendrore, u trondit nga një akt makabër terrori, kur anëtarët e sektit apokaliptik Aum...

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS,...

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11 maj, por pak është analizuar...

Lajme të tjera

Web TV