‘Pse s’janë hajdutët këtu?’/ Berisha akuza socialistëve: Keni grabitur 122 mld për 9 muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si buxheti i vjedhjes buxhetin e shtetit për vitin 2022.

Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha tha se për 9 muaj, kjo qeveri ka vjedhur 122 mld lekë.

Sipas tij, kjo qeveri ka vjedhur 30% më shume se të gjitha rrogat që merren në Shqipëri.

Berisha komentoi edhe mungesën e kabinetit qeveritar gjatë fjalës së tij, teksa i cilësoi si hajdute Berisha tha se ato kanë ikur se kanë frikë të rrinë dhe të dëgjojnë vjedhjet.

“Sot, diskutohet këtu për buxhetin e vitit 2022. Cfarë ishte ky buxhet sipas të dhënave strikt zyrtare. Ishte buxheti i vjedhjes së 122 miliard lekëve nga këta që qëndrojnë pas shpinës time. Nuk është shifër që del nga opozita por nga institucioni i këtij vendi. Keni vjedhur 122 miliard lekë, 30% më shumë se të gjitha rrogat që merren në republikën e Shqipërisë. Keni vjedhur në 9 muajt e parë të vitit 2022.

Keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet në Shqipëri. Keni vjedhur sepse nga 20 tendera sekretë që janë zhvilluar në 8 vite keni zhvilluar 280 tendera sekrete, keni vjedhur sepse 30% të tenderave i keni dhënë atij që keni dashtë pa garë. Keni vjedhur sepse 61% të tenderave ua keni dhënë atyre që ua kanë pru ofertën më të lartë. Ku janë hajdutët, pse nuk janë këtu. Kush i vjedh këto? Cili e bën këtë? Kush shet energjinë me 40 euro dhe e rishet me 150 euro. Këto i bëjnë? Më të bardha janë karriget pa to se me to”, tha Berisha.

Të fundit

E zuri poshtë muri rrethues/ E mitura po luante në oborrin e shtëpisë (Detajet)

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Roskovec nga ku...

Forcë e tretë në zgjedhje/ Tom Doshi falënderon 50 mijë votuesit e PSD

Kreu i PSD, Tom Doshi, përmes një postimi në rrjete sociale ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Tom...

Papa Leon XIV shkel protokollin, përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit

Papa Leo XIV  theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis gjatë përshëndetjeve me delegacionet në fund të ceremonisë së inaugurimit. Pasi shtrëngoi duart me...

“Tërheqin blerës me të ardhura të larta”/ Pse po ndërtohen shumë vila në Tiranë?!

Ndërtimet e rezidencave të banimit me vila dhe apartamente në zonat e Farkës, Lundrës apo Mjull Bathores vijojnë të tërheqin blerës me të ardhura...

Rusia lëshon 273 dronë drejt Ukrainës/ Sulmi më i madh që nga nisja e luftës

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, gjithsej 273 mjete ajrore pa pilot u lëshuan nga Rusia gjatë natës, duke shënuar një shifër rekord. Që nga...

Lajme të tjera

Web TV