Vizita e Zelenskyt në SHBA: Jemi pa energji elektrike dhe pa ujë, nuk do të dorëzohemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu si ushtarët amerikanë ndaluan nazistët e përfshirë në ofensivën e Ardennes gjatë Krishtlindjeve 1944, kështu ushtarët ukrainas po luftojnë sot kundër rusëve për të shpëtuar lirinë, demokracinë dhe vlerat mbi të cilat bazohet mënyra perëndimore e jetesës. Ky është ndoshta krahasimi më i fortë që Presidenti Volodymyr Zelensky bëri në fjalimin e mbrëmshëm në Kongresin amerikan, vizitë e cila shënoi dhe daljen e parë të lideri ukrainas jashtë territorit të Ukrainës që prej nisjes së luftës.

Zelensky shkoi me tren në Poloni dhe më pas me një avion amerikan për në Uashington. Gjatë takimit të tyre dypalësh me presidentin amerikan Joe Biden, i premtoi se SHBA-ja do të qëndrojë pranë popullit ukrainas për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

SHBA miratoi një paketë të re furnizimesh ushtarake me vlerë 1.85 miliardë dollarë për Ukrainën, e cila këtë herë përfshin edhe “Patriots”, një sistem raketash që do të ofrojnë mbrojtje nga raketat që Kremlini po lëshon duke goditur objektivat civile dhe infrastrukturën. Biden i premtoi Zelenskyt 45 miliardë dollarë të tjera ndihmë për Ukrainën.

Ai e bëri këtë me një fjalim shumë emocionues, në të cilin u përpoq të tregonte vuajtjet e popullit të tij dhe të shpjegonte se çfarë duhet të mbizotërojë.

“Pavarësisht taktikave primitive ruse, dhe kundër të gjitha gjasave, Ukraina nuk ka rënë, por jeton dhe lufton. Nuk do të dorëzohemi kurrë. Kjo mund të ndodhë vetëm falë mbështetjes thelbësore të Shteteve të Bashkuara . Kështu që unë dua të falënderoj amerikanët dhe t’u them atyre se ndihma e dhënë për Kievin nuk është bamirësi, por një investim në sigurinë dhe demokracinë globale”, u shpreh Zelensky.

Lexo edhe :  Trump i hoqi, universiteti i Hong Kongut mirëpret studentët e Harvardit

Presidenti ukrainas paralajmëroi se viti i ardhshëm do të jetë kritik. Zelensky e quajti Rusinë një shtet terrorist, i cili mund të ndalojë agresionin nëse dëshiron. Ai kujtoi planin e paqes prej dhjetë pikash që paraqiti, duke shtuar megjithatë se nuk ka shpresë se Putini do ta dëgjojë atë .

Më pas ai tha se i zgjatë dorën popullit rus, duke thënë se “edhe ata mund të jenë të lirë, por vetëm kur të mundin Kremlinin në mendjet e tyre. Ai kujtoi se Putini tani mbështetet në dronët iranianë për të goditur vendin e tij.

Zelensky foli drejtpërdrejt në zemrat e familjeve amerikane, kur theksoi se për pak ditë do të jenë Krishtlindjet e në Ukrainë do ta festojmë edhe nën dritën e qirinjve.

“Ne nuk kemi energji elektrike dhe shumë nuk kanë ujë. Por ne nuk ankohemi. Drita e besimit tonë do të ndriçojë Krishtlindjet. Ajo që ne shpresojmë tani është fitorja, vetëm fitorja”, u shpreh lideri ukrainas.

Në atë moment ai i dha Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi flamurin e betejës, që atij ia kishin dhënë të martën gjatë vizitës në frontin e Bakhumt.

Pelosi nga ana tjetër i dha një flamur amerikan, të cilin e mbajti dje mbi Kongres për nder të tij. Pastaj Zelensky përfundoi duke u uruar të gjithëve “Gëzuar Krishtlindjet dhe Gëzuar Vitin e Ri fitimtar.”

Të fundit

“Në ’62 filluam të transmetonim”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Sa herë që kaloj në atë rrugë, kryesisht vitet e fundit, shoh me keqardhje rrënimin e asaj ndërtese. Disa...

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu...

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj jo vetëm patriotizmin francez, por...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Lajme të tjera

Web TV