Fest 61/ Mirush Kabashi ironizon lajmin për ndarjen nga jeta: Pata kënaqësinë që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i mirënjohur Mirush Kabashi ka interpretuar mbrëmjen e djeshme poezinë ‘Demokracia’, ku dhe ka elektrizuar publikun në Festivalin e Këngës.

Pas përfundimit të interpretimit, aktori zhvilloi dhe një intervistë të shkurtër me moderatoren Arbana Osmanin e cila e pyeti për sëmundjen e rëndë që ai kaloi.

Sakaq nuk la pa komentuar dhe lajmet e rrema lidhur me ndarjen nga jeta, ku u shpreh kështu:

“Pata kënaqësinë të provoj çfarë kam lënë pas”.

Biseda e plotë:

Arbana: Para dy vitesh keni kaluar një situatë kritike?

Kabashi: Doja ta mbaja sekrete por tani nuk ka njeri që nuk e di

Arbana: Çfarë përjeton njeriu kur mendon se mund ta lërë këtë botë por fatmirësisht rikthehet?

Kabashi: Ne drejt asaj rruge jemi por duam të jetojmë. Përjetojmë një detyrim atyre që na ndihmuan ta kalojmë këtë, konkretisht ndaj artdashësve. Fjalët e tyre inkurajuese dhe shqetësimi ka qenë medikamenti më i saktë për të kaluar situatën.

Arbana: Ka pasur dhe një moment koment kjo situatë, ku thanë që ju kishit ndërruar jetë

Kabashi: Nuk e di nëse u bë qëllimisht, por unë kam pasur kënaqësinë të kuptoj se çfarë kam lënë pas. Pasi ajo që kam lënë pas është pasuria më e madhe për familjen dhe fëmijët e mi, është emri i mirë

Tashmë që aktori ka rimarrë vetën, arriti dhe të jepte interpretimin e veçantë në skenë.

Vendi ynë ka fatin që ta rishohë sërish në skenë duke interpretuar, pasi është një nga aktorët më të spikatur të ekraneve tona.

Të fundit

3 cilësitë që bëjnë diferencën për një “mendje të fortë”

Të jesh mendërisht i fortë është një bashkësi qëndrimesh që mund t’i mësojmë dhe t’i kultivojmë. Njerëzit mendërisht të...

Dekada e ardhshme, ndërtesat e reja në Tiranë me çmim 10 mijë euro metri katror

Tirana po ndryshon me ritme të shpejta dhe tregu i pasurive të paluajtshme është pasqyra më e qartë e këtij transformimi. Ndërtimet e reja...

Rriten shpenzimet familjare, qendra e studimeve ALTAX publikon shifrat

Shpenzimet mesatare mujore për një familje shqiptare janë 91,700 lekë, me rritje rreth 4% krahasuar me vitin e kaluar. Një analizë më e detajuar se...

Kërkoi lirinë për shkak të gjendjes shëndetësore, ish-gjyqtarja Fetahu mbetet në burg

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për t’u liruar nga burgu, duke e lënë në qeli. Ish-magjistratja pretendoi një masë më...

Juristi Romeo Kara: “Lobimi 6 mln dollarë i Berishës është rast i pastër korrupsioni”

Për juristin Romeo Kara, kontrata 6 milionë dollarë e lobimit të PD në SHBA, është rast i pastër korrupsioni. I ftuar ditën e sotme...

Lajme të tjera

Web TV