Ndarja nga jeta e mjekut Ilir Ohri/ Berisha mesazhe ngushëllimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eshtë ndarë dje nga jeta pas përballjes me sëmundjen e rëndë për një kohë të gjatë , mjeku i njohur reanimator anstezit Ilir Ohri.

Një humbje e madhe kjo për familjen e tij por dhe për Shërbimin e anestezi-reanimacionit, shef i të cilit ai ishte prej shumë vitesh!

Mesazhe ngushëllimi ka shprehur dhe kreu i PD-së Sali Berisha.

Homazhe për Prof.Dr. Ilir Ohri.

Të dashur miq, dje humbi betejën me një sëmundje të rëndë dhe mbylli sytë pergjithmonë Prof.Dr. Ilir Ohri, një nga studjuesit dhe specialistët më të shquar në fushën e anestoziologjisë dhe reanimacionit të Shqipërisë. Prof. Ilir Ohri udhëhoqi për shumë vite me përkushtim, aftësi të lartë profesionale dhe sukses, Shërbimin e Anesteziologjisë dhe Reanimacionit në vendin tonë.

Në karrierën e tij prej dekadash ai i asistoi me humanizëm dhe aftësi profesionale mijëra të sëmurve, u dha mësim mijëra studentëve dhe kualifikoi qindra mjek në fushën e tij. Ai është autor i publikimeve të shumta e serioze brenda dhe jashtë vendi.

Cilido që e ka njohur Prof.Dr. Ilir Ohrin e ka njohur si një njeri, familjar, mik, student, mjek, studjues shembullor. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmëve të tij lutem së bashku me ta që shpirti i mirë i Prof.Dr. Ilir Ohrit të gjejë paqen e merituar. Amin. sb

Të fundit

“Çuna respekte, por kaq ishte!” Rama nis gjobat ndaj lavazheve

Në gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e ambienteve të përbashkëta komuniteteve. Përveç lirimit...

Merkato e nxehtë, Interi shet yllin e skuadrës në Premier League?

Ndërsa Interi po përqendrohet kryesisht te ardhja e Ademola Lukman, objektivi kryesor për sulmin i trajnerit Kivu, klubi nuk ndalon lëvizjet edhe në pjesën...

Vettingu largon nga drejtësia prokurorin e Sarandës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur këtë të premte më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho....

Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë”

Gjykata e Lartë në Prokuple të Serbisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Sasha Gjorgjeviqin nga Shtërpca – komunë në Kosovë...

Sezoni veror, radhë e gjatë automjetesh doganën e Qafë Thanës

Radhe dhe pritje në doganën e Qafë Thanës. Radha e automjeteve që do të kalojnë në kufi është mbi 1 kilometër që shoqërohet me...

Lajme të tjera

Web TV