Koncert në vigjilje të Krishtlindjes, Veliaj: Të jemi të bashkuar 365 ditë të vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Vigjilje të Krishtlindjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua koncertit të madh festiv në “Sheshin Skënderbej”.

Veliaj tha se ashtu si këtë vit, ku shqiptarët kanë qenë të bashkuar, edhe vitin tjetër të jenë bashkë dhe të pamposhtur.

“Teksa po mbyllim këtë vit, 365 fletë teksa i kemi mbushur me ditët e mira, me ditët sfiduese. Kaluam një kohë shumë të vështirë me pandeminë, me tërmetin por ajo që zbuluam është që kur jemi bashkë hallet përgjysmohen, kur jemi bashkë gëzimi dyfishohet. Ndaj është shumë e rëndësishme teksa futemi në një vit të ri të vazhdojmë të jemi bashkë. Kur ne shqiptarët jemi bashkë jemi të pamposhtur, bëjmë gjëra që veç e veç nuk i bëjmë dot. Dhe nëse i japim kurajo, i japim gëzim, i japim inkurajim secilit prej nesh, secili prej nesh do të jetë një histori suksesi dhe secili prej nesh do jetë një guralecë i vogël në mozaikun e asaj që është Tirana Europiane e vitit 2023”, u shpreh Veliaj.

Më tej Veliaj tha se këtë javë do ketë çdo ditë aktivitete festive në “Sheshin Skënderbej”.

“Kjo javë do të jetë e mbushur me aktivitete këtu në sheshin “Skëndërbej”. Çdo ditë do të kemi nga një koncert dhe nga një event.
Por jo çdo gjë shkon perfekt dhe unë jam i ndërgjegjshëm për këtë, ka shumë njerëz që ka nevoja, ka shumë njerëz që janë me ndihmë ekonomike, ka shumë njerëz që janë persona me aftësi ndryshe, ka shumë njerëz që ndoshta janë të vetmuar. Sëmundja e 2022 e 2023 nuk është Covid-i, kemi gjetur një vaksinë për Covidi-in, sëmundja më e madhe sot e shekullit ku jetojmë është vetmia. Ndaj për të gjithë ata që ndihen të vetmuar mund të kenë fëmijët në emigracion, mund të kenë humbur një nga atë afërmit e tyre do të doja që i gjithë qyteti të dhuronte dashuri”, tha Veliaj.

Të fundit

Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë: Fëmijëve nuk iu ndalej temperatura

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e disa fëmijëve në Gramsh. Prindërit shprehen se fëmijët e...

“Janë njerëz pa fe. Edhe ateizmi është fe”. Preç Zogaj i kujton Berishës nenin “Basha”

Mban numrin 45 në statutin e Rithemelimit të PD-së, miratuar mes brohoritjeve në stadiumin e ‘Air Albania’ në 11 dhjetor të vitit 2021. Flet...

Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Arriti të sigurojë mandatin në Tiranë por sërish nuk e quan betejë të fituar. Jorida Tabaku shprehet se aksioni opozitar duhet riformatuar. Arsyeja pse Tabaku...

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë helmuar nga ushqimi që kanë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Lajme të tjera

Web TV