27 dhjetor 1945/ Krijohet FMN, bashkëpunimi monetar global

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fondi Monetar Ndërkombëtar është një organizatë ndërkombëtare e 184 vendeve me seli në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qëllimi primarë i themelimit të fondit monetarë ndërkomëtarë ka qenë që të krijohet një bashkëpunim monetarë mes vendeve, stabilitet monetar në këmbim dhe marrveshje të rregullta të këmbimit monetarë për të shpejtuar rritjen ekonomike, për të ngritur nivelin e punësimit dmth zvoglimin e nivelit të papunësisë dhe për të krijuar asistencë të përkohëshme të shteteve të varfëra për të balancuar sistemin pagesorë.

Veprimtaria
Që nga themelimi i vet FMN gjithnjë është përmbajtur në qëllimin e themelimit por teknikat e veprimit dhe mënyrat e reagimit ndaj problemeve të shteteve të ndyshme si dhe numri i shteteve pjesmarrëse gjat viteve kan ndyshuar.

Çfarë bën FMN
Puna e FMN-së ështe e tre llojeve të ndryshme. Mbikqyrja perfshin monitorimin e zhvillimeve financiare dhe ekonomike, në dhënien e këshillave mbi politikat e ndjekura që synojnë të shmangin krizat ekonomike. FMN –ja gjithashtu u huazon para vendeve me vështirësi në balancën e pagesave, për tu dhënë financim të përkohshëm dhe suport në korigjimin e problemeve; huatë për vende me të ardhura të ulëta jepen për të reduktuar varfërinë. Së treti, FMN-ja u jep vendeve asistencë teknike dhe trajnim në fushat e saj të ekspertizës. Gjithashtu, për të mbështetur këto tre aktivitete, FMN-ja punon në kërkime ekonomike dhe statistikë. Vitet e fundit, ne kuadër të përpjekjeve për të forcuar sistemin financiar ndërkombëtar dhe për të rritur efektivitetin në parandalimin dhe zgjidhjen e krizave, FMN-ja ka aplikuar mbikqyrjen dhe asistencën teknike në zhvillimin e standarteve dhe kodeve të praktikës në fushat e saj të përgjegjësisë, dhe në forcimin e sektorëve financiarë. FMN-ja luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në luftën kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit.

Mbikqyrja e FMN
Për të promovuar stabilitetin ekonomik global nëpërmjet kooperimeve multilateral, FMN-së i është dhënë një mandat për të mbikqyrur sistemin monetar ndërkombëtar dhe për të monitoruar politikat ekonomike dhe financiare të 185 vendeve anëtare. Mbikqyrja e FMN-së ofron vlerësim të specializuar të zhvillimeve ekonomike dhe financiare globale dhe rajonale . Ajo jep këshilla rreth rreziqeve që i kanosen stabilitetit dhe rritjes ekonomike. Në këtë mënyrë FMN-ja ndihmon sistemin monetar ndërkombëtar që ti shërbejë qëllimit të tij primar duke dhënë një kornizë që lehtëson shkëmbimin e të mirave, shërbimeve dhe kapitalit ndërmjet vendeve dhe të mbajë një rritje ekonomike të mirë.

Lexo edhe :  90 vjetori i shkollës në fshatin Kryezi të Pukës - 6 Qershor, 1934

Përse është e rëndësishme mbikqyrja e FMN
Në ekonominë e sotme globale, ku politikat ekonomike dhe financiare të një vendi mund të ndikojnë në shumë vende të tjera, bashkëpunimi ndërkombëtar në shkallë globale për të monitoruar dhe influencuar zhvillimet ekonomike është e domosdoshme. Me pjesmarrjen pothuajse universale të 180 vendeve, mbikqyrja e FMN përbën mekanizmin e duhur për këtë bashkëpunim. Mbikqyrja efektive ndihmon në një sistem monetar ndërkombëtar të qëndrueshëm dhe bën të mundur një rritje ekonomike të qëndrueshme me anë të proceseve bashkë-përforcues që vijojnë: mbikqyrja shumë-palëshe, ose vështrimi i ekonomisë botërore në tërësi; dhe mbikqyrja dy-palëshe e cila përfshin këshillime për politikat e cdo anëtari individual për të promovuar stabilitet të jashtëm dhe të brendshëm (duke përfshirë edhe rritjen); analizën e efekteve ekonomike nga një vend në tjetrin dhe eksperiencën e 180 vendeve anëtare.

Zhvillimi i mbikqyrjes së FMN dhe roli i saj sot
Mbikqyrja, në formën që ka sot, u vendos nga Artikulli IV i Artikujve të Marrëveshjes të FMN në sajë të rishikimit që iu bë në fundin e viteve 70 pas dështimit të sistemit të kurseve të këmbimit fikse Bretton Woods. Sipas Artikullit IV, vendet anëtare marrin përsipër të bashkëpunojnë me FMN-në dhe me njëri-tjetrin për të promovuar stabilitetin e sistemit global të kurseve të këmbimit. Në vecanti, ata duhet ti përmbahen në bërjën e politikave të tyre ekonomike të brëndshme dhe të jashtme, një kodi sjelljeje të caktuar. FMN-ja ka për detyrë të: (i) monitorojë sistemin monetar ndërkombëtar për të siguruar operimin e tij efektiv, dhe (ii) të sigurohet që politikat e cdo vendi anëtar i përmbahen detyrimeve. Për tu siguruar që mbikqyrja të zhvillohet dhe të mbetet efektive në ekonominë e globalizuar të shekullit 21, FMN-ja po implementon një Strategji Afat-Mesme.

Të fundit

Miss Shqipëria, në prag të kurorëzimit (FOTO)

Kalaja e Peqinit, rizgjohet nga bukuroshet e Miss Shqipëria 2024. E lënë në harresë dhe pak e njohur për...

Këto shenja nuk mund të punojnë nga shtëpia

Këto shenja duan të kenë kontakte të përditshme me vendin e tyre të punës dhe kolegët, të takohen, të diskutojnë dhe më e rëndësishmja, ata janë...

Hëna e re te Binjakët: Ç’do të ndodhë me shenjën tënde?

Hëna e re është një ngjarje e rëndësishme qiellore, e cila të fton të reflektosh dhe të manifestosh. Nëse ke një boshllëk në jetë,...

Banorët e Gazës riciklojnë kuti të ushtrisë izraelite për t’i shitur si dru zjarri

Në mungesë të gazit palestinezët riciklojnë kutitë e boshatisura të armatimeve të ushtrisë izraelite për t’i shitur si dru zjarri për gatim në një...

Ja si ishte ndërtuar skema e mashtrimit përmes bursave në SHBA

Policia kriminale ka zbuluar një skemë mashtrimi e cila ishte ngritur për studimet në SHBA për studentët të cilët zgjidhnin të studionin jashtë vendit. Policia...

Lajme të tjera

Web TV