WhatsApp bën ndryshimin e radhës/Pas 31 dhjetorit ndalon së funksionuari në këta telefona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimi i mesazheve WhatsApp do ndalojë së punuari në miliona telefona. Njerëzit me modele të vjetra iPhone dhe Android nuk do të mund të përdorin WhatsApp pas 31 dhjetorit pa bërë një update.

WhatsApp do të pushojë së funksionuari në 49 modele të telefonave duke përfshirë iPhone 5 ose 5c së bashku me disa modele Huawei, LG dhe Samsung.

Përdoruesve të këtyre telefonave do t’u dërgohet një alarm nga WhatsApp përpara se të pushojë së funksionuari.

“Pajisjet dhe softueri ndryshojnë shpesh, kështu që ne rishikojmë rregullisht se cilat sisteme operative mbështesim dhe bëjmë përditësime”, tha WhatsApp.

Për të përditësuar sistemin tuaj operativ në një iPhone, shkoni te cilësimet “të përgjithshme” dhe zgjidhni “përditësimi i softuerit”.  Nëse pajisja juaj nuk mund të ekzekutojë softuerin e përditësuar, do t’ju duhet një telefon më i ri për ta bërë këtë.

Në tetor WhatApp ndaloi së punuari në iPhone duke përdorur iOS 11 dhe softuer më të vjetër.

Në nëntor WhatsApp lançoi një mjet të ri të quajtur ‘Message Yourself’, i cili, siç sugjeron emri, ju lejon t’i dërgoni vetes shënime, kujtime dhe përditësime. Ky funksion është i disponueshëm në Android dhe iPhone  dhe ju lejon të filloni një bisedë 1:1 me veten brenda aplikacionit WhatsApp.

Të fundit

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe

Kaja Kallas i ka dërguar një mesazh të prerë autoriteteve serbe gjatë vizitës së saj në Beograd. Në një...

‘Treni bullgar’/ Celibashi: Rasti duhet të hetohet, t’i jepet përgjigje shqetësimit

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, reagoi sot ndaj deklaratave të Sali Berishës për manipulim zgjedhor në Elbasan me të ashtuquajturin “tren bullgar”. I pyetur nga...

Alimehmeti: SHBA po jep një mesazh të qartë përmes heshtjes lidhur me zgjedhjet

Kandidati demokrat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit Ilir Alimehmeti i ftuar në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se...

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe zgjedhore, platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike. Ai zbuloi...

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura…

Bledar Himçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka denoncuar në një konferencë për mediat një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në barin e Dervish Beqirit,...

Lajme të tjera

Web TV