“Përdoret taktikisht…”/ Duka flet për gjuhën e ashpër në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Open”, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me gjuhën e përdorur nga politikanët në vend. I ftuar në studio, kryetari i Partisë Agrare Agron Duka, u shpreh se një gjuhë e tillë përdoret për përfitim elektoral për votat, por se tregon edhe shumë në lidhje me karakterin e personit apo politikanit që e përdor.

Duka ka përmendur emrat e politikanëve të cilët sipas tij nuk e kanë në karakter përdorimin e fyerjeve dhe që në debate dinë të përdorin argumente apo një gjuhë të zbutur.

“Mendoj që kohët e fundit është rënduar, por ka kohë që gjuha politike ka qenë e tillë. Edhe 20 vite më parë debatet politike…

Një është gjendja emocionale dhe nga ana tjetër problem votash e zgjedhjesh. mendojnë më shumë për votat se përshtypja që lënë tek publiku. PS ka shumë kohë në pushtet, ka bjerrje votash edhe nga korruptimi i dukshëm i mazhorancës dhe me një gjuhë të tillë ndaj mazhorancës, forcon votat kundra, e fiton votat e veta.

Përdoret taktikisht kjo lloj gjuhe. Elektrorati i majtë i pakënaqur nga qeverisja. Kur sheh këtë konflikt në ekstrem me politikën, shtrëngohen radhë rreth mazhorancës. Një nga taktikat por jo e vetmja. Po ti vësh re, këto që kanë qenë në krye të formacioneve politike e c’kanë përdorur një gjuhë të tillë, janë tipa nervozë, sanguinë, jo të qetë. Fatos Nano psh nuk e përdorte një gjuhë të tillë. Shprehje të tilla si Rama, Berisha e Meta, nuk mbaj mend më parë nga ai.

Edhe deputetët në bazë nuk janë njëlloj, ka të matur dhe ka të tillë që përdorin gjuhë të ashpër. Si psh zonja Accka, Dashamir Shehi, Namik Dokle, por kur bëjnë debate nuk përdorin një gjuhë të tillë.

Lexo edhe :  Tedi Blushi i kthen përgjigje Kryemadhit: "Dëgjova disa aludime, por nuk harxhoj energji"

Flet për natyrën e personit”, tha ai.

 

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV