Tensionet në veri të Kosovës/ EULEX: Nuk kemi kompetenca për t’i hequr barrikadat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX, ka thënë se ata nuk kanë as mandat dhe as aftësi për të hequr fizikisht barrikadat në veri të vendit.

Megjithatë, EULEX-i tha se të gjitha barrikadat janë të paligjshme dhe se ato duhet të hiqen menjëherë, teksa shtuan se situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë shqetësuese dhe e tensionuar.

“Të gjitha barrikadat janë të paligjshme dhe ato pengojnë lirinë e lëvizjes si dhe gëzimin e të drejtave të tjera themelore të njeriut. Ne dëshirojmë të ripërsërisim mesazhin e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell se barrikadat nuk janë të pranueshme dhe duhet të hiqen menjëherë. Megjithatë, siç ka përmendur Shefi i Misionit tonë në një intervistë të fundit ka thënë se, EULEX-i nuk ka as mandat dhe as aftësi për të hequr fizikisht barrikadat”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it për Klankosova.

Tutje, ata thanë se në veri të Kosovës ka prani shqetësuese të individëve dhe grupeve të armatosura dhe të maskuara, dhe sipas tyre, kjo është e papranueshme.

EULEX-i si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, më tej tha se tani është e rëndësishme që situata të shtensionohet menjëherë dhe palët të përmbahen nga veprimet provokuese.

“Kjo është para së gjithash për të mirën e popullatës lokale, siguria e së cilës është në rrezik për shkak të situatës aktuale”.

“EULEX-i mbetet vigjilent dhe monitoron nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë përmes një numri dukshëm të shtuar të patrullave, duke përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe në Zveçan”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Të fundit

“Shoqja jonë më e dashur, FITORJA”/ Rama: Vdesim dhe nuk i ndahemi…

Në mbledhjen e zhvilluar me asambletë e degëve të PS në Tiranë, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e fitores...

Peleshi i përgjigjet Bardhit: Sherret që keni në Primaret e PD mos i sillni në Parlament

Kreu i grupit parlamentar të PS iu përgjigj akuzave të Gazment Bardhit, në lidhje me akuzat për dëgjesën me rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamëz, Fatbardh Sallaku. Niko...

Skemë e re e kualifikimit të mësuesve/ Manastirliu: Gati testimi i informatizuar

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, ku do të nisë së shpejti testimi i...

Balla e Berisha “përplasen” në Kuvend. Kreu i PD i lexon dosjen: Tao, Tao…

Gjatë seancës së sotme në parlament ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, u përfshi në debat me kryetarin e Partisë Demokratike,...

Ushqimet ideale për syfyr dhe iftar

Besimtarët myslimanë do agjërojnë  muajin e shenjtë të Ramazanit, ndonëse këtë vit janë të detyruar të mos mblidhen me të afërmit në iftar, apo...

Lajme të tjera

Web TV