Heqja e barrikadave në veri/ KFOR: Jemi gjithmonë në gatishmëri për të ndërhyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Misioni paqeruajtës i KFOR në Kosovë, ka përshëndetur vendimin e marrë mbrëmë nga autoritetet për të hequr barrikadat në veri të vendit. Në reagimin e fundit, thuhet se barrikadat duhet të hiqen me qetësi dhe të shmangen incidentet.

Më tej, KFOR thotë se trupat janë në gatishmëri, për të ndërhyrë në çdo kohë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin që kanë në bazë të rezolutës së vitit 1999.

“KFOR-i mirëpret vendimin e mbrëmshëm për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës. Heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt, në mënyrë të sigurt, duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku. Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm.

KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të bazuar në Rezolutën 1244 të 1999″, thuhet në reagimin e misionit të KFOR.

Kujtojmë se, këto barrikada u vendosën në Veri pas arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, të cilit dje iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak. Menjëherë në mbrëmje autoritetet serbe njoftuan se do të hiqeshin barrikadat, dhe sot disa prej tyre janë larguar.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV