Jashtë planeve të Ancelottit, City dhe PSG monitorojnë situatën e anësorit Ferland Mendy

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ferland Mendy mund të largohet nga Real Madridi pas tre viteve e gjysmë të kaluara në Santiago Bernabeu.

Mbrojtësi i majtë francez këtë edicion ka pasur më pak hapësira se zakonisht te Los Blancos dhe kjo situatë nuk po i pëlqen aspak.

27-vjeçari ka vetëm zhvilluar vetëm 17 ndeshje këtë edicion ku ka kontribuar me një asistim.

Mendy ka kontratë me madrilenët edhe dy vite e gjysmë dhe nuk bëhet fjalë për një rinovim.

Marca ka raportuar se dy gjigantët evropianë, Manchester City dhe Paris Saint Germain janë duke e vëzhguar situatën e mbrojtësit francez.

Nuk përjashtohet mundësia që dy ekipet të paraqesin ofertat e tyre qysh në afatin kalimtar të janarit për anësorin francez.

Por interesim për mbrojtësin francez ka shprehur edhe gjiganti italian Juventus që gjithashtu është në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Real Madridi synon që nga shitja e Mendyt të fitoj rreth 40 milionë euro.

Të fundit

Garë e ethshme në Shkodër, Rama vizitë pas akuzave të Doshit

Epiqendra e veriut të vendit, një bastion i përhershëm i PD-së deri në vitin 2023, është kthyer në arenë...

Horoskopi i ditës së shtunë, 26 prill 2025

Search Horoskopi ditor nga Susan Miller – E shtunë, 26 prill 2025. Pasqyra zodiakale për dashurinë, financat, emocionet dhe ndryshimet e brendshme – çfarë sjell...

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin e Gazës po mbarojnë. Jo vetëm...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Lajme të tjera

Web TV