Berisha sulmon ambasadorin britanik: Kam një dosje për ty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadorin britanik në Tiranë, AlastarKingSmith për shpalljen non grata nga Britania e Madhe. Berisha thotë se ai është korruptuar nga qeveria e Shqipërisë, madje për këtë pretendon se ka në dorë edhe dosjen përmes së cilës do të vërtetojë se si është korruptuar ambasadori britanik.

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur në takimin me demokratët në lidhje me shpalljen non grata nga Britania e Madhe. Ai u shpreh se ka në dorë dosjen që tregon korrupsionin e qeverisë për të arritur këtë vendim ndërsa shtoi se ai është marrë pa asnjë bazë. Berisha deklaroi se është jetike ndërhyrja e çdo qytetari në vend për të shpëtuar Shqipërinë, që të dalë nga kjo situatë. “Kam dosjen si një qeveri korrupton një ambasador të një vendi të mrekullueshëm. Me mashtrime në çdo faqe që ka shkruar. E njëjta gjë është se si korrupsioni i kësaj qeverie me korrupsionin e Soros, korruptojnë një ambasadore për të marrë një vendim pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë bazë. Me qëllimin e vetëm për të dëmtuar opozitën dhe për të ndihmuar qeverinë më të korruptuar për shkak të aftësive korruptive të kësaj qeverie. Kjo do të thotë që kjo është dëshmon se sa agresive është kjo qeveri dhe sa korruptive është kjo qeveri. Arrin të krijojë ombrellë me korrupsion ndërkombëtar. Kjo dëshmon se në çfarë situate është ky vend. Sa jetike është ndërhyrja e çdo shqiptari për të shpëtuar këtë vend. Jam i bindur se kjo do të ndodhë. Shqipëria do të dalë një vend me ligjin dhe moralin e qytetarëve të saj”, tha Berisha.

Votimi i emigrantëve
Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur tek votimi i emigrantëve. Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk do që të votojnë emigrantët dhe diaspora. Berisha tha se në vitin 2013 i ka dërguar ligjin Ramës për votimin e emigrantëve dhe sipas Berishës e ka refuzuar duke thënë se nuk marr pjesë në zgjedhje nëse voton emigracioni dhe diaspora. “Shpreh bindjen se fjala juaj sot, e atyre që kanë ndenjur zgjuar deri në orën 2 të natës në SHBA për të përcjellë mesazhin e tyre, është një mesazh i shkëlqyer urimi që ju u dërgoni shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që janë. Ky takim, këto diskutime, janë dëshmi e ndjenjave, dëshmi e përkushtimit tuaj ndaj këtij kombi dhe këtij vendi. Përkushtim për të cilin Shqipëria ka nevojë jetike, PD ka nevojë jetike. Ndryshimi i drejtimit të këtij vendi ka nevojë jetike. Vendi është në një rrokullisje. E pret këtë vit të ri vërtet në një gjendje si asnjëherë më parë. Por përsëri viti i ri është vit i ri, është fillim i ri, është shpresë, është besim. Mesazhi juaj, jam i bindur do ketë impakt shumë pozitiv te qytetarët shqiptarë. Meqë jemi në një kohë kur gjerësisht diskutohet për votën e emigracionit dhe diasporës, unë ju ftoj ju që të përdorni të gjithë potencialet tuaja, të gjitha lidhjet tuaja, të gjithë komunikimin tuaj, që Shqipëria të bëhet një vend i drejtë dhe të mos jetë një njollë turpi në raport me qytetarët e saj jashtë vendit”, tha Berisha. Sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend që nuk lejon qytetarët e saj jashtë vendit të votojnë. “Por ju jeni të rinj të gjithë, por po të kthehemi në kohërat e mëparshme, është një reminishencë e qëndrimit diktatorial ndaj shqiptarëve që jetonin jashtë vendit. Ka një shkak kryesor pse nuk votojnë, sepse Edi Rama nuk do që të votojnë.Në vitin 2013 unë i dërgova ligjin dhe ai e refuzoi ligjin duke thënë se nuk marr pjesë në zgjedhje nëse voton emigracioni dhe diaspora. Tani është koha që të bashkojmë të gjithë forcat që emigracioni dhe diaspora të votojnë. Ne po diskutojmë se si të bëjmë Shqipëria të përfitojë nga ekselencat e saj kudo që janë. Por kjo i shëmbëllen asaj përpjekje që si të afrojmë njerëz që janë shqiptarë, por jo shqiptarë. Se nuk lejohen të votojnë”, tha Berisha.

Të fundit

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Si e kaluan VIP-at shqiptarë Krishtlindjen? (Foto)

Sot, besimtarët katolikë kremtojnë festën e Krishtlindjes, një ditë e shenjtë që mbledh familjet rreth tryezave plot dashuri dhe gëzim. Ndërkohë, vipat shqiptarë kanë ndarë...

Spiun dhe Bariton

Nga Edison Ypi Banaku televiziv, nuk mundet me qenë manipulativ pa qenë edhe spektakolar. Po s'e bëre spektakolar, banakun s'ta shef njeri me sy. Ai që...

Thethi ‘pushtohet’ nga dëbora, nuk do e besoni dot se sa ka arritur trashësia

Reshjet e dëborës kanë krijuar probleme në zonat malore, ku më rëndë paraqitet situata në zonën e Thethit, e cila momentalisht mbetet e bllokuar. Prej...

Lajme të tjera

Web TV