Gjykata e apelit rrëzon pezullimin e Lewandowskit, Espanyol reagon në komunikatë zyrtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse Barcelonës i ishte refuzuar më parë një apel kundër pezullimit të Robert Lewandowskit për një karton të kuq kundër Osasuna më 8 nëntor, ai u anulua papritur vetëm një ditë para se ai të humbiste ndeshjen e parë, derbin e qytetit me Espanyol.

Edhe pse komisioni i disiplinës mori një vendim për pezullim dhe apeli e konfirmoi atë, gjykata më e lartë e apelit e hoqi përkohësisht dënimin.

Lewandowski duhej të humbiste ndeshjet kundër Espanyolit, Atletico Madridit dhe Getafes, por apelimi i fundit i Barcelonës ishte pjesërisht i suksesshëm dhe pezullimi u hoq në pritje të përfundimit të plotë të procesit të apelimit.

Kjo do të thotë se Lewandowski mund të luajë kundër Espanyol të shtunën në orën 14:00.

Espanyoli nuk e ka pritur mirë heqjen e pezullimit, edhe pse dënimi me një ndeshje për shkak të vetë përjashtimit nuk duhet të kontestohet dhe në një deklaratë zyrtare kritikuan heqjen e pezullimit.

“Pavarësisht padrejtësisë dhe këtij vendimi të paprecedentë në këtë kompeticion, nesër skuadra jonë do të luftojë me 110% për të përmbushur besimin e tifozëve tanë”, përfundoi Espanyol në një deklaratë.

Të fundit

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

Lajme të tjera

Web TV