Metës i ikën një tjetër deputet/ Çela pranon propozimin e Ramës për të qenë pjesë e PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizje politike në Qarkun e Shkodrës në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit kanë sjellë ndryshime brenda partive politike.

Mësohet se deputeti shkodran, Agron Çela, ka braktisur Partinë e Lirisë dhe i është bashkuar zyrtarisht Partisë Socialiste. Vetëm pak ditë më parë, deputeti Çela dhe kreu i qeverisë Rama kanë arritur një marrëveshje të përbashkët.

Kështu, Çela pritet të jetë një forcë më shumë për PS në Qarkun e Shkodrës dhe mbështetje për kandidatin e mundshëm Benet Beci, për të marrë për herë të parë e majta drejtimin e Bashkisë Shkodër.

Agron Çela ka 2 mandate në Parlamentin e Shqipërisë nën siglën e LSI. Në fakt, bashkimi i tij me të majtët ka kohë që përflitej, por tashmë është zyrtarizuar.
Prezantimi pritet të bëhet në ditët e para të janarit nga vetë kryeministri Rama në Shkodër.

 

Të fundit

Kolonjë, gjendet i dekompozuar turpi i një personi

Trupi i një personi ende të paidentifikuar është gjetur i dekompozuar afër një stacioni elektrik, ditën e sotme rreth...

“Topin e Artë e meriton Donnarumma”

Në një vit në të cilin gara për Topin e Artë është më e pasigurt se kurrë, me shumë protagonistë që kanë lënë gjurmë...

Legjenda Ribery i jep leksione Bayernit: Mëso një detaj nga PSG dhe do fitosh!

Legjenda e Bayern, Franck Ribery, mendon se Bayern dhe PSG janë në të njëjtin nivel, por Bayern duhet të mësojë disa gjëra nga parisienët....

Igli Tare do një shqiptar te Milani: Lojtari ka pranuar të vijë

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare foli për mediet në prezantimin e trajnerit Max Allegri. Tare tha se Ardon Jashari dëshiron të jetë pjesë...

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

Roman Starovoit, 52 vjeç, Ministri rus i Transportit, i cili u shkarkua sot nga Presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje, sipas faqes së internetit të...

Lajme të tjera

Web TV