Horror në Greqi, nëna hedh foshnjën 11 muajshe në lumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Veria të Greqisë.

Një foshnje 11 muajshe është gjetur e pajetë në lumin e Aliakmonasit në Veria, në afërsi të një dige. Vdekja e vogëlushes është konstatuar nga mjekët e spitalit të Verias, ndërsa dyshimet e para tregojnë se foshnja është hedhur në digë nga nëna e saj, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Për pasojë nëna 29-vjeçare është arrestuar nga autoritete greke.

Protothema.gr raporton se kanë qenë prindërit e 29-vjeçares ata që kanë denoncuar zhdukjen e mbesës së tyre në polici, pasi 29-vjeçarja ishte kthyer në shtëpi natën e ndërrimit të viteve pa foshnjën.

Pas denoncimit në polici, nisi menjëherë kërkimi për beben 11 muajshe, njëkohësisht dhe marrja në pyetje e 29-vjeçares, e cila jepte dëshmi kontradiktore. Aty policia nisi të dyshojë se e ëma mund të kishte gisht në zhdukjen e foshnjës.

Pas disa orësh në pyetje, nëna pranoi se kishte hedhur të bijën në lumin e Alikmonasit.

 

Të fundit

“Zëri i Ilir Metës do të kumbojë më fort se kurrë në Parlamentin e ri”

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, deklaroi se “zëri i Ilir Metës do të kumbojë më...

I shoqëruar nga bashkëshortja/ Aktori turk, Burak Özçivit, zgjedh Vlorën për pushime

Protagonisti i njohur i serialit “Osmani”, aktori turk Burak Özçivit, ka ka zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e radhës për të pushuar. I njohur për rolet...

Ndahet nga jeta kryetarja e Gruas së PD në Devoll/ Vuante nga një sëmundje e rëndë

Një humbje e parakohshme ka prekur Partinë Demokratike dhe komunitetin e Devollit. Ardita Kapo, kryetarja e grave të PD-së në këtë bashki, është ndarë...

Zbardhet arsyeja tronditëse për rrëzimin e avionit në Indi

Një defekt në të dy motorët dyshohet si shkaku kryesor i tragjedisë ajrore të ndodhur javën e kaluar në Indi, ku një avion Boeing...

“Katër mendime mbi kthesën luftarake të Trump ndaj Iranit”

Nga Ross Douthat E vetmja mënyrë për të ditur me siguri se ku po shkon politika e Donald Trump-it ndaj Iranit është të presim —...

Lajme të tjera

Web TV