Mediu kërkon kandidatë të përbashkët nga opozita: Çdo justifikim i shërben pushtetit të..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politikani republikan Fatmir Mediu, vazhdon ende thirrjet që opozita të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kjo thirrje e tij vjen në një kohë që të dy fraksionet brenda PD kanë nxjerr kandidat të ndryshëm në zona të caktuara.

“Cdo justifikim për të dalë me shumë sesa 1 kandidat i sherben pushtetit te Edi Rames”, shkruan Mediu, teksa thekson se partitë opozitare duhet të dalin me listat e tyre vetëm për këshillat bashkiak, sepse për kryetar duhet të kenë vetëm një emër.

“Opozita duhet të dali me një kandidat të vetëm në zgjedhjet bashkiake. Cdo justifikim për të dalë me shumë sesa 1 kandidat i sherben pushtetit te Edi Rames. Cdo parti politike opozitare duhet të dali me listen e vete të keshilltareve.

Të gjithë kanditatet për kryetar bashkije duhët të perfshinë në shtabet e tyre elektorale të gjithë keshilltarët e subjekteve politike opozitare. Cdo votë për këshilltarë duhet të jetë votë për kandidatin.

Opozita duhet të ndërtojë një marëveshje brenda vetes, ku keshilltarët për keshillat bashkiake të jenë ata që marrin me shume vota. E djathta pa garë nuk ka vlerë”, shkruan Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV