Sherr mes dy personave në Durrës/ Plagoset me armë gjahu 28-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një konflik me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”.

Pas një përplasje për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë autori është në kërkim nga policia pasi ia ka mbathur nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 03.01.2023, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi  G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

 

Të fundit

Papa i Vatikanit përmes kinemasë, 5 filma që nuk duhen humbur

Si shenjt apo si një skandal, Papa i Vatikanit ka qenë subjekt i filmave të të gjitha llojeve. Cybernews...

Profecia e frikshme 1000-vjeçare që parashikon ç’ndodh pas vdekjes së Papa Françeskut

Një profeci e supozuar që thuhet se është pothuajse një mijëvjeçar pretendon se parashikon Papën e ardhshëm dhe bën një paralajmërim të tmerrshëm për...

Punonjësit shqiptarë më të stresuarit në Ballkanin Perëndimor

Punonjësit shqiptarë janë më të stresuarit, vetmuarit dhe trishtuarit në Ballkanin Perëndimor sipas sondazheve të kompanisë amerikane Gallup. Në raportin e publikuar së fundmi rezulton...

Gjatë 4 muajve vodhi në të njëjtin dyqan 7 palë syze, kapet 40-vjeçari

Gjatë 4 muajve, vodhi në të njëjtin dyqan, aksesorë me vlerë rreth 11 200 euro, kapet 40-vjeçari, i dënuar më parë, për të njëjtin...

A ka dallim mes “paqes” së Trumpit dhe kapitullimit?

Presidenti amerikan mburret se "ka një marrëveshje" për paqen me Rusinë. Ukraina është kundër, ndërsa shumëkush e quan këtë si kapitullim të Trumpit. "Unë...

Lajme të tjera

Web TV