Reagon i revoltuar Edi Paloka, “Heshtin për PS-në, por krijojnë debat në PD”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike,  Edi Paloka ka kritikuar demokratët të cilët nuk kanë më besim te PD-ja.

Ai tha se disa prej tyre mendojnë se misioni i Partisë Demokratike ka mbaruar, por ata ndërkohë heshtin për kundërshtarët dhe bëjnë debate brenda partisë.

“Më kanë venë të flas si veteran në evenimente të tilla megjithëse nuk  e kam qejf këtë rol. E para nuk e ndjejë veten veteran dhe së dyti nuk dua të dukem si ata veteranët që na e nxijnë për 50 vjet. Dua ta filloj me një falenderim për gazetarët e “Rilindjes Demokratike” që kontribuan dhe vijojnë të kontribuojnë pas kaq vitesh në lirinë e qytetarëve dhe të vendit. “Rilindja Demokratike“ që kur lindi nuk lindi si një gazetë e zakonshme, lindi si misionare, vinte pas 50 vitesh diktature ku fjala e lirë ishte shuar. Që në 3, 4 të mëngjesit suleshin qytetarët për të marrë numrat e gazetës. Kjo besoj na bëri dhe të famshëm atëherë. Sot ata gazetarë janë politikanë ose emra të njohur të gazetarisë. Misoni i “Rilindjes Demokratike’ nuk ka mbaruar. Ky debat është bërë edhe për Partinë Demokratike për fat të keq nëse ka mbaruar misioni i saj apo jo. E kanë bërë disa miq brenda partisë këtë debat ndërkohë që nuk thonë asgjë për partinë 8-vjeçare që kanë përballë. Për mua Rilindja Demokratike nuk e ka mbaruar ende misionin e saj, për të mos e lënë vendin të rikthehet aty ku ishte”, u shpreh ai.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV