Ambasada amerikane: Pavarësia e Kosovës është fakt! Mbështesim rrugën evropiane të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është që të mbështesë Kosovën që të bëhet pjesë e strukturave evropiane dhe euroatlantike, duke theksuar se “pavarësia e Kosovës është fakt”.

“Të jemi të qartë: Pavarësia e Kosovës është fakt. Qëllimi ynë parësor është të mbështesim Kosovën pasi ajo zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Ne kundërshtojmë kategorikisht çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Ky reagim vjen pas një lajmi se llogaria e Ambasadës amerikane në Tëitter kishte “pëlqyer” një postim të një media serbe që fliste për mosnjohjet e pavarësisë së Kosovës, të pretenduara nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

“Llogaria zyrtare në Tëitter e Ambasadës amerikane nuk e ka ‘pëlqyer’ qëllimshëm asnjë postim në Tëitter në 24 orët e fundit. Siç e kemi thënë edhe më herët, kur ne duam të artikulojmë një qëndrim, ne e bëjmë përmes kanaleve zyrtare, deklaratave, e jo përmes ‘pëlqimeve’ në rrjetet sociale”, vijon sqarimi.

 

 

Të fundit

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Lajme të tjera

Web TV