Moti i keq në Kaliforni, 6 të vdekur dhe mijëra familje pa energji elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq nuk i ndahet SHBA,  shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë lënë qindra mijëra shtëpi dhe biznese pa energji elektrike në Kaliforni, ndërsa rajoni përgatitet për përkeqësimin e motit në ditët në vijim.

Më shumë se 330,000 familje dhe biznese u raportuan të jenë pa energji elektrike në Kaliforni që nga ora 3:08 e mëngjesit me orën lokale (10:08 e mëngjesit), sipas të dhënave nga PowerOutage.us.

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e kushteve atmosferike.  Në fundjavën e Vitit të Ri, duke përfshirë një fëmijë që u vra nga rrëzimi i një peme në një shtëpi në Kaliforninë veriore.

Ndërkohë, shërbimi i motit paralajmëroi se një tjetër “lum atmosferik” me ajër të dendur dhe të lagësht do të godasë nesër të hënën Kaliforninë me reshje shiu dhe bore në male.

Një buletin emergjent i Shërbimit të Motit të SHBA (NWS) i lëshuar të shtunën tha se efekti kumulativ i një sërë stuhish të forta që nga fundi i dhjetorit mund të shkaktojë nivele rekord lumenjsh dhe përmbytje në pjesën më të madhe të Kalifornisë qendrore.

Të fundit

“Hiqni miqësinë me hebrenjtë në Facebook!” Propozimi që ndezi polemikat në Itali

Deklaratat e një profesori italian të Drejtësisë në Universitetin e Palermos, i cili propozoi që qytetarët italianë të heqin...

‘Fshesa Rama’ në Elbasan/ Emërohen administratorët e rinj në 17 njësitë e bashkisë

Pas shpalljes se vakances dhe rivleresimit ne njesite administrative dhe njesite e Bashkise Elbasan, u zhvilluan testime dhe konsultime të vazhdueshme per pergjedhjen e...

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi lidhej me luftën Iran-Izrael dhe ishte pjesë e...

“Nata e gjatë” e Fric Zelbman, një autopsi e kampeve të përqëndrimit nazist

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë gjermane të shekullit XX, figura e Fridrih Vilhelm “Fric” Zelbmanit shfaqet si një dritë e zymtë, por e...

Shpërtheu tre herë pas nisjes/ Raketa Starship përfundon me sukses mision testues

Pas një serie dështimesh gjatë vitit të kaluar, SpaceX ka realizuar me sukses fluturimin testues të raketës më të madhe ndonjëherë, Starship, duke shënuar...

Lajme të tjera

Web TV