Partia Demokratike: Xhaçka urdhër nga Rama për të kërcënuar ambasadorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka akuzuar ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka për deklaratat e kësaj të fundit në lidhje me statusin e institucionit që ajo drejton pak javë më parë ku thuhej se kishin nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim.

Në një dalje për mediat, Floriana Garo pohoi se Xhaçka, me urdhër të Ramës po kërcënon ambasadorët.

Mes të tjerash në emër të PD Garo theksoi se Xhaçka për të dalë nga situata akuzon se; ‘fajin e ka Saliu’.

 

 

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE
Ndrikull Olta e investimeve strategjike ne punet e brendshme dhe Miss Xhaçka e puneve te jashtme jane bere bashke dje ne nje konference per shtyp, qe ne formulim i ngjante Bukres se Portokallise.
E pyetur mbi ‘shkarkimin’ online qe i beri Ministria e saj Ambasadores Amerikane, deri dje kanakare darkash te qeverise me te korruptuar te Europes, Xhacka luajti budallain qe mendonte te bente budalla median dhe publikun.
Ajo here thoshte se ashtu e do puna, here se nuk eshte puna ashtu apo se nuk eshte puna aty.

Kur lodhej nga arsyetimet pa arsye i kthehej frazes se dashur te Rilindjes: fajin e ka Saliu.
Olta nuk do e kishte ‘shkarkuar’ Yurin, por e beri nga frika se mos kryetari i opozites e bente para shefit te saj.
Pra ishte perpjekje per ta shpetuar nga turperimi dhe eshte me mire kur te turperon i joti.
E urdheruar nga Rama per te diskredituar dhe kercenuar ambasadoren, ministrja strategjike i gjen nje rol protagonisti Berishes ne gjellen e nje dashurie te ftohur ne te cilen kryetari i PD te vetmin protagonizem ka denoncimin qe heret te saj, si nje akt kunder interesit publik.
Renia nga sevdaja e Rames me Kim dhe Kimit me shpuren e Rames, nuk eshte problem i Berishes dhe opozites, por vetem parashikim i tyre.
Ashtu si denoncimi i kahershem per avione droge qe socialistet i quanin mushkonja dhe ambasadoret i jipnin flete lavdrimi qeverise per sukseset ne luften kunder droges , edhe evidentimi i dhe denoncimi i korrupsionit te natyrave te ndryshme mes qeverise dhe guvernatores nga Berisha e prodhoi krismen e vet ne kohe. Ne veçanti denoncimi i perdorimit me sukses te ketij korrupsioni per te mashtruar qeverine e saj dhe ndeshkuar luften kunder korrupsioni ne Shqiperi dhe ndihmuar qeverine me te korruptuar te kontinentit.
Ne keto ka gisht Sali Berisha, por jo tek statusi i ministres se jashtme qe ishte fundi i kronikes se nje dashurie te paralajmëruar.
Ne gjuhen e Ambasadores
GONE WRONG!

Të fundit

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat, rinisin punën për shuarjen e flakëve

Zjarri në malin e fshatit Dukat po vijon ende. Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për...

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se lënda plasëse i është vendosur...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV