Grabiti me nënën 530 mijë euro, 23-vjeçari letër të dashurës nga paraburgmi: Bëj durim…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havir kanë dalë sot para gjykatës, ku do të njihen me masën e sigurisë, pasi akuzohen për vjedhjen e rreth 530 mijë eurove.

Havier ka personin e zemrës jashtë dhe i ka dërguar një letër nga paraburgimi, ku e quan “nuçja dhe dashuri”.

23-vjeçari i shkruan të dashurës, ku i kërkon të bëjë durim pasi për dy muaj do të jetë i lirë.

“”Nuçja ime, dashuria ime, jeta ime, bota ime…Sot unë do dal në gjyq…maksimumi do rri dy muaj brenda pasta do të dal në “arrest shtëpie”…Përgjat këryre dy muajve dua të jesh sa më e fortë, me durim e kurajo se pavarësisht se jam këtu me shpirt e me zemër jam me ty”, thuhet ndër të tjera në letrën drejtuar të dashurës.

Rezarta Dobi punonte si sanitare/pastruese në disa shtëpi në Tiranë dhe në bashkëpunim me djalin e saj kanë grabitur shuma të mëdha parash. Rasti u zbulua nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të bërë nga shtetësja Alda Klosi, se i kishin vjedhur kasafortën me para dhe sende me vlerë nga apartamenti në “Rrugën e Kosovarëve”.

Menjëherë uniformat blu u vunë në lëvizje, sepse kishte dhe katër denoncime të tjera për këtë shtetase. Në ditën e parë të operacionit, Policia arrestoi nën e bir dhe sekuestroi 120.000 euro, dy makina të blera me paratë e grabitura dhe florinj. Mirëpo, shuma që blutë e kryeqytetit gjetën në shtëpinë e Rezarta Dobit ishte vetëm një pjesë atyre të grabitura.

Nënë e bir u vendosën në përgjim ambiental në qelitë e paraburgimit ku mbahen deri në caktimin e masës së sigurisë. Gjatë bisedave të tyre, Rezarta dhe Havier Dobi zbuluan se në shtëpi mbanin dhe një shumë tjetër prej më shumë se 400.000 eurosh.

Lexo edhe :  Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Kemi të drejtën për tu përgjigjur

Gjatë kontrollit, në tubin e aspiratorit mbi kundrabufe janë gjetur 404.800 euro, 8.500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat ishin të paketuara dhe mbështjella me qese.

 

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV