Vuçiq: KFOR-i e ka refuzuar kërkesën tonë për kthimin e trupave në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se KFOR-i ka refuzuar kërkesën e Serbisë për dërgimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë. Në mesin e dhjetorit, autoritetet në Serbi i dërguan zyrës së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, një kërkesë për dërgimin e deri në 1.000 pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Në një intervistë për televizionin serb, Pink, më 8 janar, ai tha se KFOR-i në përgjigjen e tij ka thënë se nuk ka nevojë për dërgimin e forcave serbe në veri. “KFOR-i na u përgjigj se nuk ka nevojë që forcat tona të kthehen në veri të Kosovës dhe Metohisë, siç e prisnim, edhe pse sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk kanë të drejtë të refuzojnë kërkesën tonë sepse ata nuk pyeten për këtë”, tha ai. Vuçiq tha gjithashtu se mbetet të shihet nëse Beogradi zyrtar do t’i drejtohet OKB-së që t’i kërkojë të deklarohet në seancën e Këshillit të Sigurisë. Ai tha se nëse kjo do të bëhej, Serbia do të mbështetej nga Rusia, por rezultati do të ishte konfirmimi i vendimit të KFOR-it. “Çfarë do të bëjmë pas asaj seance, ta lëmë (kryeministrin e Kosovës, Albin) Kurti, të komentojë se si na refuzoi edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, tha Vuçiq. Policia serbe dhe ushtria jugosllave janë tërhequr nga Kosova në verë të vitit 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës. Kjo marrëveshje i ka dhënë fund luftës në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ushtrisë së atëhershme jugosllave. Që atëherë, në Kosovë është vendosur misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, i cili aktualisht ka rreth 3.600 trupa. Vuçiq po ashtu tha se do t’i monitorojë dhe paralajmërojë situatat ku sipas tij, KFOR-i nuk i ka mbrojtur serbët në Kosovë, dhe përmendi plagosjen e një 11-vjeçari dhe një 21-vjeçari më 6 janar në komunën e Shtërpcës në Kosovë, ku jeton popullata shumicë serbe. Autoritetet në Kosovë e dënuan incidentin dhe njoftuan se në të njëjtën ditë kishin arrestuar të dyshuarin. Autoritetet në Serbi kanë marrë vendim që të dërgojnë kërkesë që pjesëtarët e forcave të saj të sigurisë të dërgohen në Kosovë, si reagim ndaj asaj që pretendojnë se ka prani të shtuar e policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe. Për njëzet ditë me radhë, në dhjetor të vitit 2022, në katër komunat veriore u vendosën barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare të Kosovës dhe Serbisë. Barrikadat ishin vendosur në shenjë proteste kundër arrestimit të një ish-polici të Kosovës nga komuniteti serb, i cili sipas autoriteteve kosovare dyshohet se ka organizuar një sulm në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Serbët vendosën t’i heqin barrikadat pas ndryshimit të masës së sigurisë së Dejan Pantiqit nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Paraprakisht, serbët nga veriu i Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës, përfshirë policinë. Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por Serbia vazhdon ta kundërshtojë. Dy vendet, qysh në vitin 2011, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Të fundit

Dokumentet sekrete të 3 ngjarjeve që tronditën Shkodrën në ’79-ën dhe që u mbajtën sekret

Nga Dashnor Kaloçi Kanë qenë ditët e para të qershorit të vitit 1979, kur qyteti i Shkodrës dhe fshatrat përreth,...

Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve me zgjedhje, 360 ngelës

Sapo janë publikuar notat e provimit të Matematikës. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e...

Berat, ra nga kati i tretë i pallatit në ndërtim, ndërron jetë punonjësi

Një punonjës ndërtimi ne Berat ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ra nga kati i tretë i një pallati që po ndërtohej. 66-...

Calhanoglu i bën presion Interit, ka një plan konkret dhe do largimin

Interi vazhdon të përballet me çështjen e Hakan Çalhanoglu, i cili është gjithmonë e më pranë largimit. Mesfushori turk, i ardhur 4 vite më...

Situatë e rëndë nga moti i keq në veri të Italisë, lumenjtë dalin nga shtrati (VIDEO)

Qyteti Bardonecchia, në Torino, është përfshirë nga përmbytje të mëdha pasi lumi Frejus ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura. Uji...

Lajme të tjera

Web TV