Lajçak takohet me Escobar, cilat janë hapat e radhës në dialogun Kosovë- Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar sot një takim me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin ka biseduar për hapat e mëtejmë në dialog.

Lajçak, në një postim në Twitter, ka thënë mezi pret bashkëpunimin e ngushtë me Escobarin.

Harta e hapave të mëtejshëm në dialog me kolegun dhe mikun tim amerikan nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Escobar. Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë shumë të ngushtë në vitin 2023”, ka shkruar Lajçak

Lajçak sot ka takuar edhe Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyin, me të cilin gjithashtu ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi. Ndërsa, një ditë më herët, Lajçak dhe Escobar në selinë e NATO-s, kanë zhvilluar një takim të dobishëm me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana.

Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog, duke përfshirë veriun e Kosovës, bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën përpara. Mirënjohës për mundësinë për të adresuar gjithashtu bashkërisht çështjet në NATO”, shkroi Lajçak.

Të fundit

SKANDAL në zyrat e shtetit/ Sherri për një karrige mes 2 zyrtarëve përfundon në Prokurori

Një konflikt i ndodhur në ambientet e punës mes dy zyrtarëve në Bulqizë ka përfunduar me përfshirjen e policisë....

Shënime udhëtimi/ “Piazza Duomo”, aty ku koha duket se ka ndalur

Pak nga historia e Katedrales "Santa Maria Assunta" në Breshia Nga Leonard Veizi Nëse ke shkuar në Breshia, - që ndodhet në rajonin e Lombardisë në...

Mosha është thjesht një numër për Grida Dumën, ja sa vjeç bën sot ish deputetja demokrate

Ish deputetja e PD, Grida Duma, sot feston 48 vjetorin e lindjes. Grida është një nga ato figura që ka një prezencë shumë të...

Kanadezi fiton lotarinë katër herë, arkëton më shumë se 2.5 milionë dollarë

Kanadezi David Serkin, nga provinca e Albertës, fitoi gjithsej rreth 2.5 milionë dollarë kanadezë (rreth 1.8 milionë dollarë amerikanë) në llotari jo një herë,...

Kur priten rrebeshet në Shqipëri? Lajda Porja paralajmëron: Në orët e pikut…

E ftuar në emisionin “Wake Up”, Lajda Porja ka bërë një parashikim të motit dhe temperaturave për stinën e verës. Metereologia e njohur u...

Lajme të tjera

Web TV