Nëna hodhi foshnjën në lumin Kir, psikologia dhe sociologu: Fajtor edhe shteti e shoqëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme në rubrikën “Opinion” është trajtuar historia e rëndë e 32-vjeçares Orjana Gremi e cila hodhi në lumin Kir në Shkodër foshnjën e saj të sapolindur.

Psikologia Artemis Shehu dhe sociologu Gëzim Tushe kanë thënë se kjo është një ngjarje shumë e rëndë, dhe një akt makabër nga nëna e fëmijës, e cila duhet të marrë përsipër përgjegjësinë penale, por nga ana tjetër faj ka në mënyrë të tërthortë edhe shoqëria dhe shteti.

Kjo pasi e reja vinte nga një jetë tepër e vështirë, me shumë drama që në fëmijëri, dhe pa mbështetje familjare.

“Duke u nisur nga instinkti mëmësor, na lind pyetja e natyrshme që si ka mundësi një nënë të kryejë një akt të tillë. Psikologjikisht raste të tilla janë studiuar. Do të ndalesha në dy momente madhore në gjendjen psikologjike të saj, duke iu referuar historisë së saj. Nuk bëhet fjalë për një zonjë që ka pasur një jetë të lehtë, një histori që është mbushur me trauma. Traumat rijetohen, risillen, aq më tepër që lindjen e kemi trajtuar pozitive por në listën e stresit që shkakton ka dhe efekte që shkakton”, tha psikologia.

“Krimin e ka kryer zonja dhe përgjegjësinë do ta mbajë ajo, por fajtor është edhe shoqëria edhe shteti. Fakti që është rritur në një familje e varfër, mbështetja e dobët, kultura pa diskutim… ju e kuptoni që një shtatzëni e padëshiruar prek mentalitetin e fshatit.

Edhe pse është fëmija yt nuk ke të drejtë ta hedhësh në lumë, por ta çosh në institucion. Ajo mund ta linte në maternitet, siç ka dhe nëna të tjera që e kanë bërë këtë gjë”, u shpreh sociologu.

Lexo edhe :  Artan Lame mes dy botëve

 

Të fundit

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Skandali CEZ-DIA, Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg

Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Lidhur me...

Amerikani vjen me ide të qarta në Shqipëri: Dua të gjej nuse

Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi...

“Cirku i demokracisë”, shoqëria civile proteston kundër deputetëve për krizën politike

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë protestuar ndaj deputetëve për shkak të dështimeve të shumta për konstituimin e Kuvendit. Manifestuesit rreshtuan disa karrige bosh...

Lajme të tjera

Web TV