U kapën me mbi 100 kg kokainë dhe marijuanë/ 18 të arrestuar në Itali, mes tyre shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas hetimeve të drejtuara nga Prokuroria e Padovës, policia italiane ka arrestuar 18 persona nga të cilët 3 janë lënë në burg, 2 në arrest shtëpie dhe 13 me detyrim paraqitje. Operacioni është zhvilluar në Padova, Udine, Rimini, Venecia, Trieste, Gorizia dhe Milano, për një grup të dyshuar të trafikut të paligjshëm të sasive të mëdha të kokainës, hashashit dhe marijuanës (109 kilogramë në të gjitha sasitë e konstatuara, nga të cilat 47 u sekuestruan, drogë që do të jepte rreth 7 milionë euro në treg).

Tre nga të dyshuarit akuzohen edhe për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Ibiza të Spanjës në qershor 2021, ku u plagos rëndë një kuzhinier me origjinë nga Napoli. Ndaj të njëjtëve subjekte dhe të bashkëdyshuarve të tjerë janë kryer edhe 24 kontrolle në shtëpi, në të njëjtat provinca dhe në ato të Torinos, Veronës dhe Breshias.

Mes personave të arrestuar, veç shtetasve italianë dhe rumunë, janë edhe 3 shqiptarë, një 38-vjeçar me banim në Rubano, i cili është lënë në burg, një shqiptar 49-vjeçar me banim në Milano i cili u la në detyrim paraqitje, si dhe një shqiptar 38-vjeçar me banim në Selvazzano Dentro gjithashtu në detyrim paraqitje.

Shqiptari i cili është lënë në burg është përgjuar në bashkëbisedim me një italian lidhur me blerjen e 100 kg kokainë në Amerikën Qendrore duke shkuar vetë aty, të cilën më pas do e sillnin në vitin 2021 në portin e Antwerp në Belgjikë e më pas në Itali.

Të fundit

“Unë jam “mall” i kërkuar në treg!”/ Dash Sula zbulon përplasjet “brenda llojit” për vota

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i cili nuk do të jetë në listat e kësaj partie për deputet...

Marrëveshja e koalicionit të ri qeveritar në Gjermani, çfarë përmban marrëveshja

Në një moment me sfida të mëdha për Europën dhe ekonominë botërore, drejtuesit e tri partive të koalicionit të ardhshëm qeveritar në Gjermani, Unioni...

Shiti receta false për të ndihmuar bosin shqiptar të drogës/ Arrestohet mjeku italian

Një çertifikatë mjekësore për të garantuar lirinë e një bosi shqiptarë të drogës dhe një vizitë e organizuar për t’i lejuar atij të arratiset...

1 në 6 tendera të shpallur vjet u ankimuan nga bizneset/Raporti i KPP: U bënë 1151 ankesa

Gati një në gjashtë tendera të shpallura vjet u ankimuan nga kompanitë që bënë ofertë. Bazuar në raportin vjetor të 2024-ës të Komisionit të...

U gropos i fshehur në kuti purosh, zbulohet thesari i zhdukur që nga koha e nazizmit

Një koleksion i jashtëzakonshëm monedhash është zbuluar pas më shumë se 50 vitesh i varrosur nën tokë dhe pritet të dalë në ankand për...

Lajme të tjera

Web TV