Begaj takim me gazetarët për vitin 2023: Të arrini fuqinë dhe rolin që ju takon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me gazetarët për vitin 2023.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj ka shprehur mbështetjen e institucionit që ai drejton për të gjithë gazetarët teksa ka thënë se një ndër detyrat e Presidencës është që të ju garantojë gazetarëve të gjithë mbështetjen që kërkon ligji.

“Tek unë dhe institucioni i Republikës do të gjeni dëgjuesin e kujdesshëm dhe gatishmëri që përfaqësuesit e medias të kenë trajtimin, mirënjohjen. Ju keni fuqinë e prezantimit të realiteteve. Ju siguroj se nuk do të ketë asnjëlloj kërkese për kohën dhe mënyrën e paraqitjes së këtyre realiteteve. Detyra jonë është që të ju garantojmë të gjithë mbështetjen që e kërkon ligji”, u shpreh Presidenti Begaj.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj shprehu dhe shqetësimin e tij teksa tha se shpesheherë mediat shndërrohen në një fushë beteje.

“Shpeshherë mediat shndërrohen në fushë beteje. Shoqëria shqiptare nuk mund të lihet dhe të shfaqet si vartëse. Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm për arritjen e saj, vendi ynë është i veçantë dhe i rrallë për natyrën e tIj dhe për forcën e vullnetit shqiptar. Shqipëria është në rrugën e sigurtë. Media duhet të ketë fuqinë e së vërtetës, frymëzimit si shumë simotrat e saj me traditë demokratike”, tha Presidenti Begaj.

Në fund të fjalës së tij, Presidenti Begaj dha një mesazh për të gjithë gazetarët:

Mesazhi im sot: Të jeni frymëzues, referencë cilësie për të rinjtë që angazhohen me mediat dhe të arrini fuqinë e rolit që ju takon.

Të fundit

Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Situata nga zjarret në disa qarqe të vendit vijon të jetë kritike, ndërsa Forcat Ajrore dhe strukturat vendore të...

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt të këtij viti, pa përjashtim,...

26 korrik 1875/ Lindja e Gustav Jungut: Udhëtimi i mendjes drejt errësirës

Nga Leonard Veizi Në mëngjesin e qetë të 26 korrikut 1875, në brigjet e liqenit të Bodenit, në Kesswil të Zvicrës, lindi Karl Gustav Jung...

“Shuhet” tensioni mes Lautaros dhe Calhanoglu, turku drejt rinovimit me Interin

Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit...

Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë, 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë

Finlanda ka përjetuar periudhën më të gjatë të temperaturave mbi 30 gradë Celsius, duke thyer një rekord 50-vjeçar të temperaturës, tha të martën Instituti...

Lajme të tjera

Web TV