Revista britanike rendit Beratin ndër 10 qytetet për t’u vizituar në 2023-shin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Revista prestigjioze britanike “Condé Nast Traveller” e rendit Beratin ndër 10 qytetet europiane më ekonomike e më të bukura për t’u shijuar në vitin 2023.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila ndau në rrjetet sociale edhe videon promovuese të publikuar nga “Condé Nast Traveller”.

‘O Berat ç’e pate fat’. Që sot miliona njerëz të cilët ndjekin median ndërkombëtare ‘Condé Nast Traveller’ morën sugjerimin për të vizituar Shqipërinë dhe Beratin që bëhet pjesë e 10 qyteteve më ekonomike e më të bukura për t’u shijuar në vitin 2023”, shkruan Kumbaro.

Por, sipas saj, “nuk është edhe aq fat, sa është përkushtimi i njerëzve punëtorë dhe investimeve, që krenarinë tonë historike dhe pasuri botërore të UNESCO-s e bëjnë tërheqëse për turistët përmes promovimit, bujtinave e hoteleve karakteristike, ushqimit të mirë, verës autoktone, entuziazmit dhe dëshirës për të mikpritur më së miri mysafirët e huaj’.- shkruan ministrja.

Revista prestigjioze britanike “Condé Nast Traveller” e përshkruan Shqipërinë si një vend “par excellence” të turizmit kulinar falë resurseve që i ka falur natyra, traditës së mbajtur gjallë ndër breza dhe punës së palodhur të shefave të kuzhinës që e kanë risjellë kuzhinën e traditës në versionin më të mirë të saj.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV