Spahiu: Emigrimi, një plagë që po gërryen vendin, rrezikon deri edhe ekzistencën e kombit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu ka thënë përmes një video-mesazhi se emigrimi i shqiptarëve është një plagë që po gërryen vendin.

Ai u shpreh se shqiptarët, kryeisht rinia po ikin nga një vend, që Zoti i ka dhënë shumë begati e pasuri.

Sipas tij ky largim masiv është nga fatkeqësitë më të mëdha që mund t’i bjerë një kombi sepse rrezikon deri edhe ekzistencën.

Spahiu: Do të flasim për një plagë që po gërryen vendin, emigrimi. Emigrimi është një fenomen shumë i hershm mbarë botëror. Popujt kanë lëvizur dhe lëvizin gjithmonë, disa ikin nga lufta dhe disa të tjerë ikin për një jetë më të mirë, disa për të marrë apo përhapur dije. Në fenë islame cështjet marrin vlerë dhe kuptim sipas qëllimit. Veprat varen sipas  qëllimit. Ai i cili ka emigruar për hir të Allahut dhe të dërguarit, emigrimi i tij konsiderohet i tillë. Qëllimi është  ajo esenca që ndanë gjërat. Ne të gjithë e shohim se fenomeni i braktisjes  së vendit sa vjen e shtohet. Unë lëviz shpesh për shkak të detyrës dhe shoh që fshatra e qytete të tëra janë heshtur.

Nuk sheh më harenë e fëmijëve të cilët ikin e vijnë nepër shkolla, nuk sheh më vitalitetin e të rinjve që gjallojnë. Është një situatë e trishtë. Shqiptarët ikin për qëllime ekonomike, ky është qëllimi kryesor. Shqiptarët po ikin nga një vend të cilit Zoti i lartmadhërishëm i ka dhënë shumë begati, klimë e pasuri natyrore me bollëk.Ky largim masiv është nga fatkeqësitë më të mëdha që mund t’i bjerë një kombi sepse rrezikon deri edhe ekzistencën. Efektet e këtij largimi masiv janë duke u ndjerë në çdo qytet e fshat të vendit.

Lexo edhe :  Pogradec, komisioneri i PS: Më shau nga nëna! Në çdo zgjedhje kështu ka bërë

Pasojat e largimeve të tilla janë afatgjata dhe  tepër domethënëse në tkurrjen e popullsisë.  Ne jemi dëshmitarë të këtyre pasojave. Brezi i parë i emigrantëve ruajnë gjithmonë ëndrrën për t’u kthyer në vendin e tyre. Por fëmijët e tyre jo. Ata integrohen në një shoqëri në të cilën janë lindur dhe rritur dhe atdheu i tyre iu bëhet i huaj. Të rinjtë duhet të përpiqen me të gjitha mënyrat që të përmirësojnë gjendjen e vendit tonë.  Dorëzimi nuk është zgjidhje. Pasibviteti nuk është zgjidhje.

Të fundit

Sherr në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë

Një sherr mes dy personave pranë një qendre votimi në Fushë Milot dyshohet se ka përshkallëzuar në përdorimin e...

KQZ publikon shifrat, pse shqiptarët nuk po votojnë sot?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15. Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë...

Aksident në Kamëz! Makina përplas dy këmbësorë, policia në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në Kamëz, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë që po kalonin rrugën në një zonë...

Grupimi i Bashës publikon videon: Punonjësit e bashkisë Kamëz po intimidojnë qytetarët

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Shemsi Prençi ka denoncuar në Facebook një rast të intimidimit sipas tij të qytetarëve nga punonjësit...

Erion Veliaj sapo votoi nga burgu! Cilin kandidat durrsak zgjodhi ai?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Ai votoi në orarin...

Lajme të tjera

Web TV