VIDEO/ Napoli shkatërron Juven dhe ecën me hapa të sigurt drejt titullit kampion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tetë ndeshje pa pësuar humbje, tetë fitore radhazi bëhen “nul” në “Diego Armando Maradona Stadium”, teksa Juventus bie keq në transfertë përballë Napolit të Spalletit që i dhurojnë një leksion të vërtetë futbolli duke i mposhtur me rezultatin e thellë 5-1.

Ekipi i Spalletit ishte i papërmbajtshëm duke marrë menjëherë kontrollin e lojës teksa kaluan në avantazh që në minutën e 14-të me Osmihen. Juve iu përgjigj me Di Maria-n, por argjentinasi ishte i pafat me topin që iu përplas në traversë. Osimhen ishte protagonist edhe në golin e dytë duke dhuruar një asist të pastër për Kvara.

Për të rihapur sfidën mendoi Di Maria që në minutën e 42-të ngushtoi shifrat në 2-1.

Me fillimin e pjesës së dytë, Napoli gjeti golin e tretë ku Rrahmani me një predhë nga brenda zonës tundi rrjetën. Blutë ishin të papërmbajtshëm duke shënuar dhe golin e katërt në minutën e 65-të, me Osimhen që kompletoi dopietën personale.

Juve e kishte të vështirë të reagonte ndërsa Elmas në të 72-tën dërgoi shifrat në 5-1. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund me Napolin që merr një fitore të madhe, një trepikësh që përforcon akoma më shumë statusin e tyre si favorit kryesor për të fituar titullin në Serie A.

Të fundit

Ndërtimi i fabrikës së armëve, ngrihen në këmbë banorët dhe PD

Pas vendimit të qeverisë për ndërtimin e fabrikës së armëve në Shkozë, janë ngritur në këmbë banorët dhe Partia...

Reshje shiu dhe dëbore, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe dëbore, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme Pritet ndryshim i situatës atmosferike në territorin Shqiptar, duke sjellë dobësim të...

Do keni vetëm ndodhi pozitive, njihuni me surprizat e yjeve për sot

Dashi Sot do prekni zemrat e atyre që ju rrethojnë dhe ata do ndihen me fat që ju kanë pranë. Jeta sentimentale do jetë më...

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë vit, Kosova ka hapur atje...

Lajme të tjera

Web TV