Një person raportohet se ka mbetur i plagosur mesditën e kësaj të premteje në Fier, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë dhe deri tani nuk dihet identiteti i personit të plagosur dhe as i autorit.
Shërbimet e Policisë së Fierit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj, si dhe kapjen e personit që ka qëlluar me armë.