Ndahet papritur nga jeta në moshën 30 vjeçare, infermierja nga Lushnja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër humbje për bluzat e bardha.

Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë ka bërë me dije se një infermiere nga Lushnja ka humbur jetën ditën e sotme.

Bëhet fjalë për infermieren Xhuliana Seferin.

Ata shprehin keqardhje për infermieren duke i ngushëlluar familjarët dhe miqtë për humbjen e saj nga jeta.

Seferi ka mbaruar studimet për Infermieri- Mami dhe punonte në spitalin publik të Lushnjës si infermiere.

Postimi:

Të nderuar kolegë,
Me hidhërim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta në moshë shumë te re kolegia jonë Xhuliana Seferi.

Znj. Seferi lindi në 30 Tetor 1993 në qytetin e Lushnjes.
Studimet e larta i kreu pranë Universitetit Ismail Qemali, në degën Infermieri-Mami.
Ka ushtruar profesionin e infermieres pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Lushnje.
Kolegët, miqtë dhe familjarët do të ruajnë kujtimet më të mira për Xhulianën e cila do të kujtohet për virtytet e larta njerëzore dhe intelektuale.
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme. Qoftë i paharruar kujtimi i saj.

 

Të fundit

Ka apo s’ka Kuvend në Kosovë?

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i...

Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A2 CNN mëson se Lorenc Shehu, i cili ishte...

Policia merr nën hetim kujdestaren për keqtrajtimin e të miturve

Kujdestarja në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pas denoncimit të ditës së djeshme në media ku...

LVV kritikon QUINT-in për ‘mbështetjen e Listës Serbe’

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit, teksa Alban...

Mbrojtësi braktis Shqipërinë për Zvicrën

Do të ketë ndryshime në listën e Kombëtares së Shqipërisë para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën...

Lajme të tjera

Web TV