“Nëna më ka futur në frigorifer”, banori BBV rrëfen momentin e vështirë gjatë fëmijërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi i njohur Getinjo, i cili është pjesë e spektaklit “Big Brother VIP” në Kosovë ka folur rreth një momenti të vështirë që ka kaluar në fëmijërinë e tij. Kur në emision u shfaqën disa foto nga fëmijëria e tij, Getinjo u ndal në njërën prej tyre, e cila i kujtoi kohën kur u largua për në Gjermani së bashku me nënën e tij.

Reperi tregon se kur ka qenë rreth moshës 2-vjeçare është dashur të fshihej brenda një frigoriferi të kamionit.

“Këtu jemi në Gjermani, pas një udhëtimi të gjatë, ku kemi kaluar në mënyrë të paligjshme, por nëna nuk është dorëzuar. Kemi provuar të kalojmë kufirin dhe kemi qenë në një kamion. Unë kam qenë 2 vjeç e gjysmë a 3. Nëna, për të më fshehur, që të mos më shihnin policët kufitarë, më ka futur në një frigorifer. Ka qenë rrezik dhe një vendim shumë i sikletshëm për nënën. Kur hasëm kontrollim, na kanë kontrolluar shumë dhe e hapën frigoriferin. Kur më kanë gjetur, janë shokuar”, tha Getinjo.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV