Komplikacionet nga gripi shtojnë urgjencat në spital/ Çomo tregon si paraqitet gjendja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komplikacionet nga gripi po shtojnë urgjencat dhe shtrimet në spital.

Në shërbimin “Infektiv” në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë i cili  pas rikonstruksionit nuk është më vetëm një spital Covid, tre javët e fundit paraqiten 100 deri në 150 të sëmurë në 24 orë.

 “Situata  paraqitet me numër të shtuar pacientësh në shërbimin “Infektiv” ku dominojnë pacientët me grip dhe janë kryesisht mosha të reja. Pacientët që kanë infeksione të sistemit nervor qendror siç janë meningitet apo encefalitet, pacientë që kanë prekje të mushkërive kryesisht nga gripi”

Shefja e shërbimit Najada Çomo tregon se  një pjesë e pacientëve që kanë nevojë për shtrim në spital janë në moshë të re.

Temperatura e lartë që  nuk thyhet nga barnat e zakonshëm,  ka gjendje të fikti,  pafuqi, prekje të mushkërive të zemrës këto e bëjnë një moshë te re nga 16 deri 35 -40 vje të  paraqiten në urgjencë. Një pjesë mjekohen dhe kthehen në shtëpi, një pjesë vijojnë tek mjeku i familjes, një pjesë padiskutim që shtrohen në spital.”

Ndërsa virusi sincicial ose RSV që prek rrugët e frymëmarrjes, karakteristik për moshat pediatrike është konstatuar dhe tek më të rriturit.

“Një 16 vjeçar që erdhi në situatë të rënduar në mënyrë të papritur, me prekje të mushkërive dhe sistemit nervor qendror i cili u intubua brenda disa orëve në spital dhe nga diskutimi i pare mund të ishte grip me atë prekje të mushkërive nga analizat e ishp rezultoi me virurisn respirator sincincial i cili per hirë të së vërtetës nuk është se prek mosha e rritura, duke qene sapo kaluar moshen adolesheten kaloi sitatë të rendë por sot eshte ekstubuar djali sot eshtë në situatë shumë të mirë

Lexo edhe :  Adrenalinë me çmim të lartë/ Kafeina, sheqeri dhe sëmundjet që vijnë me pijet energjetike

Të shtruarit me Covid në “Infektiv” javët e fundit  kanë qenë të pakët.  Ende në vendin tonë nuk ka sinjale për praninë e varianteve të “Omicron” që kanë rënduar situatën në Kinë, por shefja e shërbimit Infektiv  thotë se as Shqipëria nuk është e mbrojtur.

“Janë viruse respiratore me transmetueshmëri të lartë 

Do vije momenti kur dhe Europa dhe rajoni jone do te ketë shtim rastesh padisktim

Ata që nuk janë vaksinuar ndaj Covid të vaksionohen. Ata që nuk janë vaksinuar ndaj gripit të vijojnë të vaksinohen.”

Viruset e rrugëve të frymëmarrjes në qarkullim kanë vënë në vështirësi spitalet në disa prej vende europiane  ndërsa shumë shtete kanë kthyer testimet për Covid ndaj udhëtarëve që vijnë nga Kina. Në Shqipëri Komiteti Teknik i Ekspertëve  javë më parë tha se situata është nën kontroll dhe nuk vendosi kufizime

 

Të fundit

Nga Spanja deri në Shqipëri/ Një “Kupolë nxehtësie” po përvëlon Europën

Një “kupolë e nxehtësisë” vdekjeprurëse ka rënë mbi Europën, me një turist të vdekur, zjarre që shkrijnë rrugët në...

23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore shqiptare

Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti për ne mbretërorët se, 23 vite më parë pikërisht më 28 qershor 2002,...

Malcolm X themelon Organizatën e Unitetit Afro-Amerikan

28 qershor 1964 Më 28 qershor 1964, aktivisti i njohur për të drejtat civile, Malcolm X, shpall krijimin e Organizatës së Unitetit Afro-Amerikan (OAAU –...

Abuzim me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë

SPAK përfundon hetimet dhe merr të pandehur 28 pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të...

Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën

Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Pas një kohe të shkurtër të përfolur për...

Lajme të tjera

Web TV