Pritet përkeqësim i motit/ Drejtoria Detare paralajmëron mjetet lundruese: Merrni masat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke filluar nga dita e nesërme, pritet që kthjellimet t’ua lënë vendin vranësirave dhe reshjeve të shiut që do të përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Në lidhje më këtë parashikim për përkeqësimin e motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve lundruese, që të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve.

‘Njoftim për përkeqësim të motit! Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike në datën për 16-17-18 Janar 2023 moti do të përkeqësohet duke filluar në orën 01:00 të datës 16 Janar 2023 përgjatë gjithë bregdetit Shqiptar. Era do të jetë me drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për lundrimin e sigurtë për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 19 Janar 2023 ora 16:00.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve por edhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.’- njofton drejtoria Detare.

 

Të fundit

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri...

Konfirmohet: Zelensky do të takojë Trump të hënën në Uashington

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se do të takohet me Donald Trump në Uashington të hënën. Kjo vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë tha...

Shifra e çmendur/ Ja sa i kushtoi Cristianos unaza që i propozoi Georginës

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë shpallur martesën më 11 gusht, pas tetë vitesh lidhjeje, dhe unaza gjigante e diamantit që futbollisti i dhuroi...

Çarls Bukovski, zëri i papërpunuar i rrugëve amerikane

16 gusht 1920 – Lindja e shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në fytyrën e tij, rrudhat nuk ishin vetëm shenja moshe, por harta e netëve të gjata...

Melania letër Putinit/ Zonja e parë ngre shqetësimin për fëmijët e rrëmbyer gjatë luftës

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, i ka dërguar një letër personale presidentit rus, Vladimir Putin, duke ngritur shqetësimin për fatin e fëmijëve...

Lajme të tjera

Web TV