Kushtetuta II shqiptare (1922)/ Pushteti gjyqësor në statutin e zgjeruar të Lushnjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kevin HAXHIU – JURIST

Shteti Shqiptar pas shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 do të kishte vetëm në vitin 1914 ligj themeltar të shtetit pra një kushtetute e cila quhej “Statuti Organik”. Ky Statut për nga renditja e Kushtetutave në këto 109 vite Pavarësi shënon të parë kushtetutë në historinë e shtetit Shqiptarë por kjo është vetëm për nga renditja pasi ky Statut u hartua dhe u vendos nga një organ ndërkombëtar i huaj pra nga Komisioni Ndërkombëtarë i Kontrollit – (KNK).

Stauti ose kushtetuta e parë e shtetit Shqiptarë është “Bazat e Kanunores së Këshillës së Naltë” e njohur ndryshe si “Statuti i Lushnjes 1920”.

Ky Statut përfaqëson kushtetutën e parë Shqiptare për faktin se ky ligj themeltar i shtetit u hartua dhe u miratua nga një Mbledhje Kombëtarë siç ishte Kongresi Kombëtarë i Lushnjes (21-31 Janar 1920) ku delegatët që merrnin pjesë në këtë mbledhje të rëndësishme për fatet e shtetit Shqiptarë ishin përfaqësues të zgjedhur nga populli shqiptarë në çdo Prefekturë të Shqipërisë.

Statuti i Lushnjës ishte i përkohshëm pasi Statuti përfundimtar do të miratohej nga Asambleja Kushtetuese.

Statuti i Lushnjes qëndroi në fuqi rreth 2 vite. Në Shqipërinë e viteve 1921-1924 pati zhvillime të shumta politike. Në prill të vitit 1921 u zhvilluan për herë të parë zgjedhje parlamentare në Shqipëri. Deputetët e zgjedhur kishin garuar si individ dhe jo si kandidat të partive politike ndërsa këto të fundit do të themeloheshin më vonë dhe ato ishin: Partia Popullore dhe Partia Përparimtare.

Zhvillimi i zgjedhjeve si dhe krijimi i partive politike shënuan një zhvillim për vendin si dhe në Shqipëri filloi pluralizmi politik. Këshilli Kombëtarë  (parlamenti) që doli nga këto zgjedhje krijoi një komision të posaçëm prej 12 vetash për hartimin e projektkushtetutës dhe në dhjetor 1922 Këshilli Kombëtarë do ta zgjeronte këtë statut dhe statuti i ri do të emërtohej  “Statuti i Zgjeruar i Lushnjes”.

Forma qeverisëse që sanksionohej në “Statutin e Zgjeruar të Lushnjes -1922” ishte e njëjtë si në “Statutin e Lushnjes-1920” pra Monarki por që vendin e Mbretit përkohësisht e zinte Këshilli i Naltë. Në këtë Statut sanksionohej një parim tepër i rëndësishëm siç është ai i ndarjes së pushteteve. Pushtetin legjislativ e ushtronte Parlamenti,pushtetin përmbarues (ekzekutiv) e kishte Këshilli i Naltë funksion të cilin ai e kryente më anë të Kabinetit (Qeveria/Këshilli i Ministrave), pushteti gjyqësor ushtrohej nga Gjykatat. “Statuti i Zgjeruar i Lushnjes (1922)” po ashtu si “Statuti i Lushnjes (1920)” nuk ishte i përhershëm por i përkohshëm por ndryshimi i “Statutit të Zgjeruar të Lushnjes” nga “Statuti i Lushnjes” ishte vetëm për nga përmbajtja ngaqë ishte shumë më i madh. Statuti i Zgjeruar i Lushnjes ishte i ndarë në katër kaptina. Kaptina e parë e emërtuar “Formimi i Shtetit” ndahej në katër pjesë të emërtuara me gërmat A,B,C,D.Në pjesën “A” parashikoheshin Dispozitat e pergjithshme. “Statuti i Lushnjes-1920” dhe “Statuti i Zgjeruar i Lushnjes-1922” përbëjnë arritje madhore si dhe përfaqësojnë themelet e historisë të së drejtës kushtetuese në Shqipëri.

PUSHTETI GJYQËSOR

Lexo edhe :  Marrëveshja e Brionit, fundi i luftës 10 ditore dhe nisja e shpërbërjes së Jugosllavisë

Gjykatat ishin të pavaruara në dhënien e gjykimeve të tyre dhe asnjë nga pushtetet (legjislativ,përmbarues) nuk mund të përzjehej në veprimtarinë e gjykatave. Askush nuk mund të thirrej dhe nuk mund të gjykohej nga një gjykatë ndryshe nga ajo e përcaktuar në ligj. Për gjykimin e rasteve të veçanta krijimi i gjykatave të jashtëzakonshme ishte i ndaluar.

Seancat Gjyqësore zhvilloheshin me dyer të hapura me përjashtim të rasteve kur gjyqtarët e gjykonin se gjykimi duhej të zhvillohej me dyer të mbyllura në interes të qetësisë publike dhe të moralit.Gjyqtarët vendosnin dhe votonin fshehtas dhe vendimet që ato jepnin lexoheshin me zë të lartë dhe publikisht.I pandehuri në krim që nga dita që vendosej përpara akuzës duhet të kishte një mbrojtës.Në rast së i pandehuri nuk ishte i gatshëm që të gjente një mbrojtës atëherë gjykata ia emëronte mbrojtësin ex officio.

Gjyqtarët dhe prokurorët fillimisht zgjidheshin nga një komision i posaçëm dhe më pas këta të zgjedhur nëpërmjet Qeverisë i propozoheshin Këshillit të Naltë dhe ky i fundit i emëronte në detyrë me Dekret. Cilësitë e gjyqtarëve dhe prokurorëve përcaktohen me ligj.Komisioni i Posaçëm kishte Kryetar Ministrin e Drejtësisë dhe anëtarë ishin Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Kryetarët e Gjykatës së Diktimit, Kryeprokurorin e Diktimit dhe Kryetarin e Gjykatës tjetër më të lartë që gjendej në kryeqytet. Gjyqtarin nuk mund ta shkarkonin nga detyra kundër dëshirës së tij por vetëm në rast të një proçesi gjykimi në Gjykatën e Diktimit për faje disiplinore. Pa vendimin e Gjykatës së Diktimit gjyqtarin nuk mund ta thërrisnin në gjyq për aktet e tij.

Vendimi nga institucioni përkatës për vënien nën akuzë të Gjyqtarit sillte pezullimin e tij nga detyra në ato raste të parashikuara nga ligji. Gjyqtarin nuk mund ta transferonin pa dhënë më përpara me shkrim mendimin e tij se e pëlqen vendin e ri të punës.

Në lidhje me vënien në pension të gjyqtarit, Statuti parashikonte se nuk mund të dilte në pension kundër pëlqimit të gjyqtarit por vetëm në rast se kishte mbushur vitet e punës apo të kishte mbushur moshën e caktuar nga ligji,ose kur vuante nga sëmundje mendore dhe fizike të cilat e bënin të pazotin për të vepruar dhe për këtë të fundit vënia e tij në pension behej duke u bazuar në një vendim që jepej nga Gjykata e Diktimit.

Procedura për vënien nën akuzë dhe gjykimin për faje disiplinore të anëtarëve të Gjykatës së Diktimit do të rregullohej nëpërmjet një ligji të posaçëm.Gjyqtari gjatë ushtrimit të detyrës së tij nuk mund të pranonte detyra të tjera si me pagë edhe pa pagë. Gjithashtu gjyqtarëve iu ndalohej angazhimi në politikë. Të drejtat që ishin përcaktuar në këtë kapitull pas tre vitesh pune do ti gëzonin vetëm gjyqtarët që kishin cilësitë e përcaktuara nga ligji që do të hartohej.

 

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV