Rrëzimi i helikopterit/ Michel niset drejt Kievit: Ukraina ka nevojë për mbështetjen tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është nisur këtë të enjte (19 janar) drejt Kievit, një ditë pas tragjedisë së rrëzimit të helikopterit ku për pasojë 14 persona humbën jetën fatalisht.

Me një video mesazh në rrjetin social Twitter, Michel deklaron se ukrainasit po luftojnë për tokën, të ardhmen e fëmijëve të tyre, e mbi të gjitha për vlerat e përbashkëta evropiane të paqes dhe prosperitetit.

Në përfundim të video-mesazhit, presidenti i KE-së shprehu mbështetjen ndaj Ukrainës dhe popullit të saj.

Rrugës për në #Kiev. Ukrainasit po luftojnë për tokën e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Por ata po luftojnë gjithashtu për vlerat tona të përbashkëta evropiane të paqes dhe prosperitetit. Ata kanë nevojë dhe meritojnë mbështetjen tonë”, tha Michel.

Një ditë më parë (18 janar), pas rrëzimit të helikopterit mbi një ccerdhe fëmijësh në një qytet të Kievit, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shprehu ngushëllimet për tragjedinë, duke thënë se Evropa i bashkohet Ukrainës në pikëllim.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV