Shi dhe erëra të fuqishme/ Meteorologu tregon çfarë e pret vendin tonë në fundjavë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sinoptikani, Hakil Osmani në një lidhje në “News24” ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim. Ai theksoi se moti i vranët dhe me reshje do të na shoqërojë deri në fillimin e javës tjetër. Ndërsa paralajmëroi se mëngjesin e ditës së shtunë pritet të ketë rritje të intensitetit të reshje, duke theksuar se mund të ketë përmbytje lokale në qarkun e Durrësit.

“Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do riaktiviziohen vranësirat. Gjatë orëve të vona të natës reshjet e shiut pritet të jenë prezente edhe në zonat jugore. Ndërsa pjesa qendrore e territorit shqiptar pritet të jetë me reshje më të pakta.

Paraditja e ditës së nesërme do të jetë nën ndikimin e motit me vranësira dhe reshje shiu. Në Lezhë dhe Shkodër parashikohet që të ketë sërish reshje shiu dhe pritet të shoqërohen edhe me stuhi të erës. I gjithë veriu u territorit shqiptar pritet të jetë nën ndikimin e reshjeve.

Në ndikimin e motit të paqëndrueshëm mbetemi deri në fillimin e javës që vjen. Pas ditës së martë presim përmirësim të kushteve të motit. Do të kemi ndërprerje të reshjeve më së shumti do të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, me reshje shumë të pakta, kryesisht dëbore,.

Por deri në fillim javë pritet të jemi në ndikimin e motit të vranët, dita e shtunë pritet të sjellë riaktivizim në orët e para të mëngjesit rrebesh shiu, pothuajse e gjithë ultësira perëndimore, duke krijuar përmbytje lokale në qarkun e Durrësit”, tha ai.

Ndër të tjera theksoi se gjatë fundjavës erërat do të jenë prezentë.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV