Bosi i Cosa Nostras në pranga, vajza e tij refuzon ta takojë: Nuk dua ta shoh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestimi i Matteo Messina Denaros, pas 3 dekadash në arrati mbetet një nga ngjarjet më të bujshme në Itali. I quajtur “Kumbari i fundit”, Matteo Messina Denaro duket se nuk ka pasur një raport të mirë me vajzën e tij.

Lorenza Alagna, 27 vjeç, e cila mban mbiemrin e saj nga nëna ka deklaruar se nuk dëshiron ta takojë babanë e saj, as në burg dhe askund tjetër dhe se nuk dëshiron ta shohë.

Lorenza, vajza e Françeskës, është vajza e vetme zyrtare e Messina Denaro dhe jetoi në shtëpinë e gjyshes nga babai, së bashku me nënën e saj me mamanë deri në vitin 2013, më pas së bashku ata  vendosën të shkëputeshin dhe të shkonin të jetonin diku tjetër.

Kumbari i mafies siciliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij është historike pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë.

Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori. Për kapjen e tij, të gjithë autoritetet më të larta të Italisë, përfshirë edhe kryeministren Giorgia Meloni, kanë reaguar duke e quajtur një sukses të policisë që tregonte një fitore të shtetit kundër mafies. Përpos këtij bunkeri, u zbuluan edhe 2 shtëpi të tjera, modeste ku strehohej kumbari i mafies siciliane.

Të fundit

Blegtorët e Roskovecit në prag falimentimi: Qumështi shitet trefish më shtrenjtë

Blegtorët në fshatin Suk 1 të Roskovecit po përballen me vështirësi ekonomike për shkak të çmimit gjithnjë e më...

Nuk ndalet masakra në Gaza, 51 civilë të vrarë nga Izraeli

Të paktën 51 persona kanë vdekur që nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Rripin e Gazës, si pasojë e sulmeve...

“Kosova dhe Shqipëria do bashkohen, Europa s’mund të lejojë dy shtete shqiptare”

NGA BEN BLUSHI Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë....

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Javët e fundit…

Në konferencën e tij të gjtë pas përfundimit të samitit të Nato-s, presidenti amerikane përmendi befas konfliktin Kosovë-Serbi, e madje një përpjekje të kësaj...

Pronari italian qëllon me armë 3 ‘skifterët’ shqiptarë, njëri vdes pranë vilës

Trupi i një të riu shqiptar, i cili rezultonte i zhdukur që nga mbrëmja e së dielës, është gjetur pa jetë pranë një fushe...

Lajme të tjera

Web TV