Manastirliu takim me personelin mjekësor: Rritje pagash 7% edhe gjatë buxhetit 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha gjatë një takimi me mjekët që përfundojnë këtë vit specializimin afatgjatë, se po ndërmerren disa politika të qëndrueshme për ta bërë sa më atraktiv punësimin e mjekëve në Shqipëri.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndërton politika të qëndrueshme për ta bëtë sa më atraktiv punësimin e mjekëve dhe mbajtjen e mjekëve në Shqipëri”. Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi të zhvilluar sot me mjekët specialistë që janë në përfundim të ciklit afatgjatë të specializimeve në Mjekësi.

“Ne do të vijojmë të punojmë jo vetëm për përmirësimin e kushteve të punës por paralelisht për rritjen e pagave ku sërish buxheti 2023 do të vijë me një rritje pagash 7% për personelin mjekësor dhe infermieror në të gjithë vendin, duke filluar nga muaji Korrik. Do të kemi gjithashtu edhe programin e bonusit dhe programin e patronazhit, që nëpërmjet incentivave financiare të kemi mbulim sa më të mirë me mjekë specialistë në të gjithë vendin. Por nga ana tjetër, edhe në kuadër të sfidës së madhe të mobilitetit të mjekëve, ne do të vijojmë që të ndërtojmë politika të qendrueshme, politika që kanë të bëjnë jo vetëm me mbajtjen e mjekëve në Shqipëri, por edhe me programe të cilat mundësojnë që mjekë të cilët janë në vende të tjera dhe kanë vajtur të specializohen apo duan që të kthehen, të gjejnë në Shqipëri një mjedis atraktiv punësimi”, tha Manastirliu.

Duke folur për incentivat që krijohen përmes autonomisë spitalore, Ministrja Manastirliu tha: Sfida me autonominë spitalore është padyshim një sfidë që lidhet me spitalet rajonale, përveçse me spitalet universitare, e cila do të krijojë mundësinë që të kenë një autonomi spitali edhe për burimet njerëzore, pra autonomia menaxheriale e krijon këtë mundësi, për të pasur më shumë incentiva finaciare, për të pasur më shumë mbështetje financiare, bazuar mbi performancën e punës së mjekëve në sistemin shëndetësor publik, por edhe mundësi të reja që ne duam të krijojmë pikërisht në sistemin shëndetësor publik, në atë spitalor specifikisht, me përfshirjen e modelit të autonomisë spitalore në strukturat tona.

Përfundojnë këtë vit specializimin afatgjatë në Mjekësi rreth 190 mjekë specalistë, nga të cilët rreth 70 kanë kontratë me MSHMS për t’u punësuar në spitalet ku ka nevoja për mjekë specialistë.

Lexo edhe :  “Koha t’i fusim fshesën Rilindjes”/ Tedi Blushi publikon videon denoncuese

Që prej vitit 2014, çdo vit janë hapur specializimet në Mjekësi dhe janë mbi 2 mijë kuota të cilat kanë filluar dhe janë në proces specializimi. Më shumë se 400 mjekë specialistë janë punësuar në spitale universitare, rajonale apo bashkiake duke i ofruar qytetarëve shërbime afër vendbanimit.

MSHMS së bashku me Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, gjithashtu edhe me Fakultetin e Mjekësisë këtë vit do të hapin mbi 300 kuota specializimesh, ku rreth 100 prej tyre do të jenë kuota të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, sipas planit për të patur mjekë specialistë në të gjithë spitalet e vendit.

Të fundit

Hëna “Rozë”, fenomeni astronomik që mund të shihet edhe sonte

Një fenomen hënor pritet të ndodhë në dy mbrëmjet e kësaj fundjave në të gjithë botën. Hëna e plotë e...

Katolikët kremtojnë sot të “Dielën e Larit”, e diela para Pashkëve

E diela e  Larit një nga ditët më të rëndësishme për besimtarët katolikë  u festua në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë. Të shumtë ishin...

FOTO/ Çfarë nuk u pa nga prezantimi i programit të Partisë Demokratike

Këtë të shtunë, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore prezantuan programin politik 2025-2029. Prezantimi u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Të pranishëm...

“Kukull e kukullës së Sorosit”/ Rama vijon ironitë me opozitën

Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kundërshtarët e tij politikë. Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ironizon premtimet e opozitës, me personazhe...

Sipas stinës, ushqimet që pastrojnë enët e gjakut

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera. Në disa...

Lajme të tjera

Web TV