Kërcënime dhe mesazhe ngacmuese/ Aktorja e njohur tregon makthin: Çdo mëngjes kur…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Yllit televiziv Emily Atack i dërgohen qindra foto dhe mesazhe të qarta çdo ditë. Ajo pyet se çfarë i motivon burrat që e bëjnë këtë dhe çfarë mund të bëhet për t’i ndaluar ata

Çdo mëngjes kur zgjohet, Emily sheh një foto të një burri të zhveshur që nuk ka kërkuar ta shohë.

Aktorja, prezantuesja dhe humoristja 33-vjeçare ndiqet qindra herë në ditë  jo në rrugë, por në internet, raporton BBC.

Atack i duhet të ballafaqohet  çdo mëngjes me foto të shumta ku meshkujt i dërgojnë në rrjetet sociale organin e tyre gjenital, bashkë me përshkrime të ndryshme. Disa prej tyre janë komike, ndërsa disa të tjera janë frikësuese. Aktorja rrëfen se një burrë, “ka gjetur një mënyrë për të postuar video në profilin e saj në Twitter ku ai masturbohet”.

Por ka edhe postime më të këqija, ku një burrë e ka kërcënuar se do ta vrasë.

“Ai shkroi në Twitterin tim se do më priste me thikë, do më pinte gjakun dhe më pas do më përdhunonte”, tregoi 33-vjeçarja. Emily e cila është beqare dhe jeton në Londër pohon se ndihet e kërcënuar:

“Kur jam në shtrat natën dhe dëgjoj ndonjë zë, tmerrohem. Ndihem fizikisht e kërcënuar. Njerëzit thonë: ‘bllokoji dhe fshiji”. OK, por ata mund të vijnë në derën time.”

Ndjenja e fajit

Që në moshë shumë të re, Emily thotë se filloi të merrte vëmendje të padëshiruar nga disa burra. Për t’u përpjekur për ta mbrojtur atë, ajo thotë se të dashurit e saj i sugjeronin ndryshimin e sjelljes së saj, si të mos vendoste make-up ose tw vishte fund në shkollë.

Lexo edhe :  Luiz Ejlli feston ditëlindjen: Mu deshën 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar

“Është shumë jashtë kontrollit, e vetmja mënyrë që ata që të duan mund ta kontrollojnë është të të ndryshojnë,” thotë ajo. Gjatë gjithë jetës sime vetëm fajësova veten për këtë.”

“Jam nervoze për të dalë publike për të gjitha këto sepse vendos foto me bikini në Instagram, flas për seksin në emisionet e mia dhe jam shumë e pafytyrë dhe flirtuese”, thotë ajo. “Do të ketë njerëz që thonë: “Por ju kërkuat këtë vëmendje negative, çfarë prisni?”

Emily e ka përdorur gjithmonë humorin si një mekanizëm mbrojtës për të lehtësuar mesazhet, por ajo thotë se nuk është më qesharake.

Të fundit

Trump ka një problem me Gjermaninë dhe këtë e shpjegojnë… taksat

Gjermania dhe Irlanda konsiderohen dy ekonomitë më të ekspozuara të BE-së ndaj tarifave të larta të SHBA-së. Kur presidenti...

UNESCO vlerëson progresin e Shqipërisë në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore

Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti arritjet e rëndësishme në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër pasurive...

Paketa e maleve, nisin aplikimet! Aplikimet, nëpërmjet portalit E-Albania

Hapen aplikimet për Paketën e Maleve.Të gjithë të interesuarit për të investuar në tokën e tyre mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit...

Gara tregtare, BE reagon për tarifat 30% të vendosura nga Trump

Në një veprim që përshkallëzon ndjeshëm luftën tregtare ndërkombëtare, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të shtunën vendosjen e tarifave prej 30% për të...

Edjona Dano, vajza që la gazetarinë për policinë dhe u bë shefe komisariati

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

Lajme të tjera

Web TV