Rama: Thirrja e Parë për të rinjtë që duan të marrin pjesë në Programin e Ri të Kodimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka prezantuar Programin e Kodimit, i njohur ndryshe si kurse profesionale me mbështetje financiare nga qeveria.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë thirrjen e parë për ata që duan të marrin pjesë në Programin e Ri të Kodimit. Rama shkruan se ky program është hapur nga qeveria si një derë e re e së ardhmes për të rinjtë.

“Kjo është Thirrja e Parë për të rinjtë që duan të marrin pjesë në Programin e Ri të Kodimit, i cili është çelur nga qeveria shqiptare si një derë e re e së ardhmes për të rinjtë”, shkruan Rama.

Në postimin e publikuar nga Kryemninistri Rama, tregohet se kush përfiton nga Programi i Kodimit.

“Nuk ka rëndësi mosha, nëse je i punësuar, i papunë apo me aftësi të kufizuara, ti përfiton subvencionim për kostot e kursit për koduesit e rinj”, thuhet në videon e publikuar nga Rama.

Të fundit

Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i...

Banorët e Thethit: “Duam paqe, jo shkatërrim”

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të malësisë së Shqipërisë, për të...

Real Madrid ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro

Real Madridi i ka vënë syrin Alexis Mac Allister për të forcuar mesfushën e tij përpara sezonit 2025-2026. Mesfushori argjentinas, aktualisht te Liverpooli, ka provuar...

Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim, edhe drejtorët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë pas asaj të zhvilluar 10...

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në një njoftim për mediat OSHEE, bën...

Lajme të tjera

Web TV