Bashkia e Tiranës miraton bursat për nxënësit ekselentë/ Ja sa do përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar bursat për nxënësit e arsimit parauniversitar. Listës me 1206 nxënës i shtohen dhe 149 të tjerë pas ndryshimit të kritereve nga Ministria e Arsimit. Nxënësit do t’i përfitojnë bursat për vitin 2022-2023. Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh:

“Në vendimin numër 12, miratimi i listës së nxënësve të arsimit para universitar në institucionet arsimore që përfitojnë bursa dhe pagesa për vitin 2022-2023. Kemi pasur dje një aktivitet të jashtëzakonshëm me gjithë çunat dhe gocat me dhjeta. Është lista me 1206 çuna dhe goca të shkëlqyer.

Vërtetë në një qytet me një milion banorë janë një përqindje e vogël, por edhe majaja që fryn bukën e vogël. Nuk na duhen miliona me dhjeta. Ne këta 1206 na duhen sepse janë një shpresë shumë e madhe për qytetin. Pata mundësinë t’i falenderoj dhe t’u them që këta janë vipat e vërtetë të qytetit tonë.

Ka lloj-lloj vipash dhe emisione me vipa, por shkojnë dhe vijnë. Këta janë ca vipa që do i dëgjojmë gjatë dhe ua dëgjojmë këngën për mirë shumë më shumë se cikli i një emisioni televiziv. Shpresoj që edhe në këto rrjetet sociale t’i promovoni dhe t’i inkurajoni. Jemi munduar edhe në tabelat e Tiranës.

Fatkeqësisht e kemi akoma një debat në 2023 se çfarë konsiderohet sukses. Ai i forti i lagjes, ai që merret me punë të pista, ai që tregon lukse të pajustifikuara apo ai që mëson fort dhe punon dhe është vullnetar dhe kontribuon në shoqëri. Dua që të kemi një kundër ofensivë të anti-kulturës, me kulturë, me dije dhe me arsim dhe ndaj këto 1206 janë shumë të çmuar për ne. Kjo është arsyeja pse ne e kalojmë buxhetin.

Ne e kaluam në fund të vitit në dhjetor, por duke qenë se janë rinovuar kriteret nga Ministria e Arsimit, kanë përfituar edhe 149 nxënës të tjerë. Listës me 1206 i shtohen edhe këto 149 që i aprovojmë tani në janar”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Mos na çani tra*in tani, pse s'folët për Bardhin e Tabakun, që shanë 3 vjet demokratët?!

 

Të fundit

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiçit në...

Sulmet kundër prodhuesve vendas kanë vetëm një shpjegim: janë makineri gjobash!

Në një botë ku media është vendosur të mbrojë të vërtetën, të informojë dhe të ngrejë zërin për drejtësi, në Shqipëri kemi krijuar një...

Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA falë tarifave të mia!

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Lajme të tjera

Web TV