Goditi me shkelma në kokë dy të rinjtë dhe më pas i plaçkiti, arrestohet shqiptari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi akuzohet për grabitje me dhunë. Mediat italiane raportojnë se policia ka rënë në gjurmët e shqiptarit në zonën e Pare.

Si rezultat i hetimeve të gjera, të drejtuara nga prokuroria e Venecias, ndaj shqiptarit rëndojnë disa akuza të rënda, mes të cilave për grabitje me dhunë kundër pronave.

Faktet datojnë që në korrikun e kaluar, kur tre të rinj natën vonë në dy episode të veçanta rrethuan dhe sulmuan disa fëmijë në pushime (të ndjekur dhe vënë në shënjestër ndërsa dilnin nga disko), duke marrë në dorë kuletat, celularët e gjeneratës së fundit dhe disa qindra euro.

Viktimat, të dyja të lindura në vitin 2002, u hodhën përtokë nga tufa dhe u goditën me dhunë ekstreme, duke përfshirë goditje në kokë, dhe më pas u imobilizuan për të kontrolluar xhepat e tyre.

I arrestuari, me banim në zonën e Trevisos, por në fakt i pagjurmueshëm dhe pa vendbanim fiks, është vendosur në një ambient mikpritjeje në zonën e Conegliano dhe është dërguar në burgun e Trevisos, ku ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV