Ndërsa na ndajnë disa muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, Partia Socialiste vijon punën për organizimin politik.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS-së. Bëhet me dije se tema kryesore e diskutimeve janë zgjedhjet e 14 Majit.
Siç raporton gazetarja Esiona Konomi, është një mbledhje vijuese për të analizuar sondazhet se kush do të kandidojë në bashkitë e vendit.