Zbardhet udhëzimi, këtë vit gjuha turke futet si provim me detyrim në maturë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjuha turke do të ofrohet si alternativë për maturantët për ta zgjedhur si provim me detyrim krahas anglishtes, frëngjishtes, italishtes, gjermanishtes dhe spanjishtes.

Ky vendim i qeverisë vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes për mësimin e turqishtes si gjuhë të huaj të dytë në shkolla. Pra nxënësit që do zgjedhin në gjimnaz si lëndë me zgjedhje gjuhën turke, atëherë automatikisht do ta kenë të detyruar që ta japin në provimet e maturës.

“Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të lartë trajtohet si gjuhë e huaj e parë. Testi i provimit të jetë në nivelin gjuhësor që përcaktohet në kurrikul në përfundim të arsimit të mesëm të lartë. Lista e gjuhëve të huaja që jepen si provim i detyruar është: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht dhe turqisht. Gjuha e huaj si provim i detyruar përzgjidhet gjatë plotësimit të formularit A1/A1Z”, citohet në udhëzimin e ministrive të Arsimit dhe Ekonomisë.

UDHËZIMI I MINISTRISË

Udhëzimi për organizimin dhe zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore, i firmosur në muajin dhjetor është mbajtur për një muaj në sirtar, për t’u bërë publik vetëm një ditë më parë. Ai përmban gjithë procedurën që duhet të ndjekë maturanti deri në dhënien e provimeve, të cilat përmbyllin një cikël shkollimi për të nisur një tjetër. Dokumente të këtij lloji zakonisht ishin të njëjta, me përjashtim të datave, por ajo që vihet re këtë vit është numri i alternativave të gjuhës së huaj, e cila është një ndër tri provimet me detyrim që duhet të japë maturanti për të marrë diplomën e pjekurisë.

“Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të lartë trajtohet si gjuhë e huaj e parë. Testi i provimit të jetë në nivelin gjuhësor që përcaktohet në kurrikul në përfundim të arsimit të mesëm të lartë. Lista e gjuhëve të huaja që jepen si provim i detyruar është: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht dhe turqisht. Gjuha e huaj si provim i detyruar përzgjidhet gjatë plotësimit të formularit A1/A1Z”, citohet në udhëzimin e ministrive të Arsimit dhe Ekonomisë.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Jo pa qëllim përmendet turqishtja në sërën e lëndëve të zhvilluar si gjuhë e huaj e parë, ndërkohë që marrëveshja ndërqeveritare për futjen e kësaj gjuhe në shkolla parashikon zhvillimin e saj si gjuhë e huaj e dytë, pas anglishtes. Diçka e tillë i hap rrugë mundësisë për ta zhvilluar si lëndë me prioritet në shkolla. E gjitha kjo, pa kurrfarë studimi paraprak për përfshirjen e gjuhës turke në shkolla. Përfshirja e gjuhës turke në shkolla është një prej marrëveshjeve mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Marrëveshja u zyrtarizua me VKM thuajse një muaj pas vizitës, që Presidenti Erdogan zhvilloi në Shqipëri në 17 janar të vitit të kaluar. Ndërsa tanimë është shkuar një hap më tej, duke e përfshirë edhe në Maturën Shtetërore. Cikli i provimeve do të përmbyllet brenda tri javëve të para të muajit qershor, duke nisur nga data 1 me gjuhën e huaj, ku maturantët do të përzgjedhin midis gjashtë mundësive, më tej gjuha shqipe, matematika dhe në 19 qershor provimi i lëndës me zgjedhje.

Të fundit

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria...

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Lajme të tjera

Web TV